Ardian Haziri
Ngjarjet që ndodhën në Turqi, sigurisht që morën vëmendjen e të gjitha mediave botërore, pasi që përpjekja për të marrë pushtetin la pas vete qindra viktima, një gjë kjo e tmerrshme dhe tronditëse. Ngjarje kjo që erdhi menjëherë pas një akti terrorist në Nice të Francës. Ishte kjo një javë e dhunës dhe tmerrit. Një gjë që më ka habitur tek ne shqiptarët në lidhje me rastin e Turqisë, ka qenë ajo që më shumë njerëzit kanë shfaqur brengën e tyre për Erdoganin se sa për humbjen e qindra jetëve. Nuk jam përkrahës i dhunës dhe pa dyshim që jam ithtar i asaj që pushteti duhet fituar me zgjedhje të lira e demokratike, nga vota dhe vullneti i qytetarëve dhe asnjëherë me metoda antiligjore. Kanë qenë të shumta reagimet, sidomos nëpër rrjete sociale lidhur me këtë rast, ka pas të atillë dhe vazhdon të ketë ( fjala është për shqiptarët) që më shumë po brengosen për politikën e brendshme të Erdoganit se sa për problemet e shtetit të tyre. Ka të atillë që madje po i quajnë vëllezër turqit, kjo është një gjë absurde dhe aspak logjike për mendimin tim. Nëse i pyesim, po përse vëllezër? Atëherë përgjigje edhe më absurde do të marrim. “Vëllezër nga feja”, kjo një modë e re tek ne. Si është e mundshme që të kem vëllezër turq, arabë, indonezianë, sirianë,…etj. E të mos kem vëllezër të kombit tim pa marrë parasysh fare religjionin. Nëse unë si një shqiptar i besimit islam e konsideroj vëlla turkun, atëherë i bie që vëllai im shqiptar i besimit ortodoks duhet ta quaj serbin vëlla dhe jo mua. Andaj të mos i quajmë vëllezër turqit se ishim për 5 shekuj nën zgjedhën e tyre, dhe se nuk konsiderohet vëlla një person nga besimi, por nga kombësia, gjaku dhe gjuha. Pasi që unë nuk di as edhe si t’i them se të kam vëlla një pakistanezi, por edhe po të dija, nëse do t’i thosha, ai sigurisht se do të ngelte tejet i habitur. Ndërsa këtu, në vendin tim, nëse vetëm më përshëndesin në gjuhën e etërve e di që i kam vëllezër.
http://plus-televizion.tv


Leave a Reply