Hulumtimi më i ri i Qendrës për Cilësinë e Jetës në Australi tregon se çiftet në vitin e parë të martesës janë më të palumtur.Çiftet në vitin e parë të tyre të martesës janë më të palumtura se sa pas shumë viteve. Në këtë hulumtim kishin marrë pjesë rreth 2.000 australianë, derisa lumturia e tyre ishte matur në shtatë fusha, si shëndeti, të arriturat dhe lidhjet në dashuri.
Prej të anketuarve ishte kërkuar që këto segmente të jetës së tyre t’i vlerësojnë nga shkalla 0 deri 100, e rezultati mesatar ishte rreth 75 pikë. Personat që porsa ishin martuar mesatarisht kishin 73,9 pikë, deri në vitin e dytë të martesës pikët ishin shtuar në 78,4 pikë, derisa tek ata që për 40 vjet rresht ishin në martesë, rezultati ishte 79,8 pikë.
Udhëheqësja e studimit Melissa Weinberg konsideron se te çiftet e porsa martuara lumturia zvogëlohet sepse pas haresë dhe festimit vjen ballafaqimi me realitetin dhe fillon martesa./Portalb
Si ta kuptoni se gruaja po ju tradhton?
Në një lidhje, partneri që tradhton më shumë është femra. Këtë të gjithë e dimë. Ato bazohen mbi disa “parime” kur tradhtojnë.
Ato dinë të ruajnë sekretin. Kjo gjë mbase tingëllon e pabesueshme, por kur bëhet fjalë për seksin me një mashkull tjetër, ato janë mjeshtre në këtë zanat.
Në raste të zakonshme, femrat mbase nuk dinë të gënjejnë. Por, aftësia e tyre për të mbuluar “prapësitë” rritet kur ato sapo kanë tradhtuar mashkullin e tyre. Ato shfaqen sikur janë shumë të lumtura edhe kur nuk janë, transmeton Gazeta Express.
Gjithmonë janë të kujdesshme për gjërat e vogla në dukje, por që kanë rëndësi të madhe. Pra, për detajet. Kur kthehen në shtëpi të bashkëshorti i tyre, më përpara janë kujdesur që mos mbajnë erën e parfumit të dashnorit, rrobat e saj të jenë të pastra apo gjëra të këtij lloji, detaje këto që meshkujt nuk i vënë re kur tradhtojnë vetë.
Një martesë e mirë ndihmon tensionin e gjakut
Sipas një studimi një martesë e mirë ndihmon tensionin e gjakut
Një martesë e mirë ndihmon tensionin e gjakut,ndërsa një martesë stresuese mund të jetë më keq sesa të jesh i vetëm, sugjeron një studim paraprak i Universitetit Brigham Young, transmeton 21 Media.
“Nevojitet punë e mëtejshme për të sqaruar se çfarë do të thonë këto rezultate për shëndetin në një studim të shtrirë për një kohë më të gjatë”, u shpreh Holt-Lunstad, drejtuesja e këtij studimi.
Në këtë studim u përfshinë 204 persona të martuar dhe 99 të lirë. Pjesa më e madhe ishte popullatë e bardhë dhe nuk është e qartë nëse rezultatet do të ishin të njëjtat edhe për grupe të tjera etnike.
Pjesëmarrësit në këtë studim, mbanin aparatura që regjistronin tensionin e gjakut për 24 orë. Çiftet e martuara plotësuan gjithashtu edhe një pyetësor mbi martesën e tyre.
Nga analizimi i të dhënave u zbulua se sa më e lumtur të ishte martesa aq më i ulët ishte tensioni i gjakut gjatë aktiviteteve të ditës si dhe gjatë 24 orëve.
Por çiftet që shënonin vlera minimale në lumturinë bashkëshortore kishin vlera më të larta të tensionit në gjak sesa personat ‘single’. Gjatë ditës, mesatarisht tensioni i tyre ishte rreth pesë vija (mmHg) më lartë.
Nga ky studim duhet patur diçka parasysh. Është një nga studimet e rralla që shqyrtoi rrezikun e hipertensionit nga cilësia martesore.
Ja çfarë mund të dëmtojë veshkat tuaja
Po pse ndodh proteinuria?
Së pari ajo shkaktohet nga prishja e integritetit të membranës filtruese në glomerula dhe rritja e përshkueshmërise së kësaj membrane. Veç asaj proteinuria mund të shkaktohet kur tubujt renale ku kalon urina e parë nuk janë në gjendje të bëjnë në mënyrë adekuate reabsorbimin e proteinave që kanë dalë në sasi të pakët nga filtri glomerular. Në disa raste vetë tubujt sekretojnë në hapsirën brenda tyre disa proteina në sasi të mëdha siç janë për shembull Tamm-Horsfall proteinat, transmeton Klan Kosova.
Si mund të mjekohet proteinuria dhe cila është prognoza e saj?
Në pacientët me proteinuri intermitente ose ortostatike nuk ka nevojë për ndonjë trajtim të veçantë, nuk bëhet kufizim dietetik dhe këshillohet të bëje aktivitet fizik normal. Pacientët që kanë një shkallë të pakët proteinash persistente në urinë dhe që nuk kanë ulje të funksionit të veshkave ose sëmundje sistemike, si rregull nuk kanë komplikacione në një periudhë afatgjatë, madje edhe kur rrinë pa mjekuar. Shumë nefrologe përdorin një ilaç antihipertensiv siç është një inhibitor i enzimës konvertuese (enalapril ose lisinopril) për të reduktuar ose eliminuar proteinurinë. Kurse në pacientët që kanë një sëmundje veshkash të caktuar përshembull një glomerulonefrit, atëherë mjekohet sëmundja bazë me mjekim konservativ simptomatik ose patogenetik.
Në këto raste mund të përdoren kortizonuket ose në rast nevojë edhe imunosupresorët si endoksani ose ciklosporina që kanë për qëllim të ulin reagimin imun të organizmit dhe të përmirësojnë dëmtimet e membranës filtruese në veshka, shkruan shekulli. Në rastet kur ka një diabet, duhet mjekuar mirë i sëmuri në drejtim të normalizimit të nivelit të sheqerit në gjak, të yndyrnave të çrregulluara apo të hipertensionit arterial nëse egziston. Kur në urinë evidentohen proteina atipike (përshembull proteinat e Bence –Jones) siç ndodh në sëmundjet e gjakut, atëherë mjekohen këto sëmundje gjaku me ilaçe më specifike.
Cila është përgjigjja e zgjuar kur ai të pyet: “Pse më dashuron?”
Është një pyetje që të gjithë e kanë ndeshur, por duke reflektuar, ndoshta nuk kanë ditur gjithmonë të japin ndonjë arsye. E vërteta është që nuk ka arsye të tregosh pse e do dikë. Ti thjesht e do dhe kaq e thjeshtë është. E do mamin sepse gatuan ushqime të shijshme çdo ditë për ty? Sigurisht që jooo!
E do babin sepse ai është si makina e ATM që të furnizon gjithmonë. Jo! Absolutisht jo!
Ne i duan ata, sepse thjeshtë i duam. Nuk ka asnjë arsye konkrete këtu, sepse nuk ka arsye për të dashur diçka a dikë.
Të paktën kështu përgjigjen pjesa më e madhe e psikologëve, të cilët sjellin shembuj nga më të ndryshmit në rastet kur çiftet janë përballur me të njëjtën pyetje.
Le të gjykojmë nga një këndvështrim tjetër. Nëse shkon në një qendër tregtare për të blerë një fustan. Jeshilja dhe pasteli janë një mundësi e mirë. Mund të jesh gati për t’i blerë, por në momentin e fundit, ndalesh. Vështrimi shkon menjëherë në një fustan në një kënd tjetër të dyqanit. Pa humbur kohë vrapon atje dhe tani është e sigurt që nuk do dalësh nga dyqani pa e blerë këtë që sapo gjete. Bie në dashuri me të. Mbi të gjitha, ka një ngjyrë blu të thellë, si oqeani. Ngjyra jote e preferuar.
Mendoje se e pëlqeje jeshilen për shkak se të kujton fermën, pemët, perimet, natyrën. Por tani dashuron blunë. Pse? Përgjigjen nuk e di. Thjeshte e do. Gjithmonë. Përgjithmonë.
Kështu, herën tjetër, kur i dashuri të bën të njëjtën pyetje, jepi këtë shembull dhe përgjigjen ai do ta kuptojë vetë. Nëse ai të këmbëngul për arsyen, atëherë përgjigjja është: “S’kam përgjigje për këtë”
Dashuria nuk ka arsye 🙂
Më besoni! Nuk ka arsye
Pse familja jote nuk e do partnerin tënd?
Nëse je ndier shumë e lëkundur për t’i prezantuar shpirtin tënd binjak, familjes, nuk je fare vetëm. Tani shkenca provon që je e justifikuar për atë ndjesi.
Në një studim të ri të publikuar në Evolutionary Behavioral Sciences, disa femrave iu kërkua të rendisnin vlerën e 133 cilësive dhe tipareve të karakterit që ato u jepnin përparësi kur mendonin për partnerin e tyre krahasuar me rastin kur mendonIn për partnerin e motrave të tyre. Ndërsa për vete, shumica vlerësonin besueshmërinë te ai dhe ndershmërinë, për partnerët e motrave kishin një standard tjetër.
Drejtuesi i studimit, Robert Biegler tha gjatë prezantimit të studimit në një deklaratë për shtyp që kur kërkonin partnerin ideal për motrat, vajzat synonin për djem “empatikë, të përgjegjshëm, të gjendshëm, të ndjeshëm dhe të sjellshëm”. Normalisht ju do donit që motra juaj të ishte në duar të sigurta, por kur duhet të zgjidhnin partnerët e tyre, pjesëmarrëset në studim, thanë që ishte më e rëndësishme të dilnin me dikë “sharmant, me humor dhe të mirë në shtrat”.
Eeh, e kuptuam, vajza.
E njëjta tendencë duket se ndikon edhe idetë e prindërve për djemtë me të cilët duhet të dalin vajzat e tyre. Autorët e studimit teorizojnë që ky standard i dyfishtë ekziston sepse, në mënyrë të pandërgjegjshme ose dhe të ndërgjegjshme, familjet nuk duan që të kujdesen për ne pasi të jemi lënduar. Siç edhe Biegler shpjegon në deklaratën për shtyp, “partneri ideal për motrën ose vajzën nuk duhet të shterojë burimet dhe të ulë shanset që gjenet të përcillen”.
Mund të tingëllojë e ftohtë, por ky studim në të vërtetë provon atë që e dinim që ishte e vërtetë. Në çdo familje ka vend vetëm për një drama queen.
EliteDaily.com


Leave a Reply