Viti 2003, katër vite pas përfundimit të luftës Kosova përballej me shumë vështërsi përkundër prezencës të Bashkësisë ndërkombëtare të cilës nuk i ngutej dhe një pjesë e saj e cila nuk donte që Kosova të shkojë mbarë. Paqartësia politike që vinte nga statusi ende i pazgjidhur i Kosovës ndikonte që vendi të kishte një ecje të mbarë në zhvillimin ekonomik , epërsi të ligjit, dhe një demokraci të qëndrueshme.
Në planin e jashtëm Sërbia kundër Kosovës ishte shumë aktive , vazhdimisht në raport me Kosovën shëndrrohej në viktimë duke bërë propagandë, fushat të egër antishqiptare thua se shqiptarët nga Kosova shkuan në Beograd sulmuan sërbët vranë , plaçkitën , masakruan ,i bënë të gjitha të zezat , dhe e kallën Sërbinë .
Në qytetin e Strasburgut – Francë i cili është doajen e Institucioneve evropiane së bashku me miqtë francezë aktivist , dashamirë , të çështjes së Kosovës nga konferencat e bëra kishim krijuar kontakte të mira me media të ndryshme ndër to dhe Tv ARTE, televizion publik kulturorë dhe evropian i krijuar nga një partneritet mes Francës dhe Gjermanisë i cili t funksion në katër gjuhë tani përkthimet bëhen në gjuhën angleze dhe spanjolle. Në këtë televizion punonte si gazetare Claire një mikeshë e familjes dhe më vonë e Kosovës . Kosova kishte nevojë për imazh pozitiv jashtë kufijve të sajë , imazh i cili në vazhdimsi dëmtohej nga Sërbia dhe aleatët e sajë .Kërkova nga Claire të bindë disi redaksin e televizionit dhe të shkojmë në Kosovë të cilën gjë e bëri duke i premtuar se do të bëjë intervistë me Presidentin Ibrahim Rugova.Bashkarisht erdhëm në Kosovë të bëjmë një reportazhë për Kosovën e cila u bë dhe transmetua me shumë pozitivitet një javë të tërë nga televizioni evropian ARTE.
Takimin me Presidentin Ibrahim Rugova e ndërmjetësoi Luta i cili ishte shumë i afërt me te. Në fillim me Presidentin Rugova ishte bisedë e lirë dhe u krijua njê afërsi e komunikimit mes Presidentit dhe Clairit e cila ishte njohëse e politikës, kulturës, dhe kishte intervistuar shumicën e kryetarëve të sheteve me ndikim . Presidenti Rugova kishte njohuri mbi aktivitetin e Lëvizjes Kundër Dhunës ,, MAN” , të cilën për punën dhe angazhimin e sajë e admironte dhe gjatë bisedës falenderohej për punën e bërë në Francë e më gjërë dhe më thonte : ,, mos i lësho Ilir se janë të mirë”. I përkrahur nga Nadine Gordimer , shkrimtare Jug – Afrikane , militante kundër apartheidit , fituese e Çmimit Nobel për letërsi , Ibrahim Rugova është propozuar për Çmimin Nobel në vitin 1996 . Lëvizja ,, MAN” , në këtë drejtim ishte shumë aktive dhe grumbulloi një numër të konsiderueshëm të nënshkrimeve përkrahëse nga personalitete të nivelit të lartë politik në Francë dhe Evropë si : Michel Rocard ( ish Kryeministër i Francës) , Simone Veil ( Deputete e Parlamenti Evropian , ish shefe e kampanjës elektorale me rastin e zgjedhje se Nikolla Sakozit President i Francës ) , Daniel Cohn – Bendit , ish kryetarë i Frankfurtit , tani deputet i Parlamentit Evropian ) , zot. Gaillot, Otto von Habsburg dhe shumë personalitete tjera.Një pjesë të materialit ia dorzova Presidenti Rugova i cli u befasua kur pa përkrahjen nga këto personalitete me renome politike evropiane . Para se të përshëndetemi me Presidentin ai na ftoi në dhomën e e kristaleve dhe spjegonte natyrën dhe vlerat e tyre , të gjithëve na dhuroi nga një kristal ndërsa Claire ende e mban në çantën e sajë.Presidenti Rugova dhe ne ishim shumë të kënaqur që kaluam bashkarisht një pas dite të mirë pune.
Burimi – Facebook


Leave a Reply