Pas deklaratave të papranueshme të historianit turk për Gjergj Kastriot Skënderbeun që i bëri në Lezhë në varrin e Heroit tonë Kombëtar, qytetarët kërkojnë që ai të shpallet ‘non grata’ në Shqipëri, pra t’i ndalohet hyrja në territorin shqiptar.
Nisma ka nisur online nga ‘Lëvizja ShqipOn’, e cila kërkon të mbledhë sa më shumë firma të qytetarëve që turku Talha Ugurluel të jetë ‘non grata’.
“Skënderbeu është simboli ynë kombëtar dhe si i tillë mbrohet prej Kushtetutës dhe Kodit Penal. Kërkojmë shpalljen NON GRATA të historiani turk Talha Uğurluel për fyerje të simboleve kombëtare shqiptare. Kërkojmë zbatimin e ligjit penal shqiptar dhe parimin e reciprocitetit mes popujve sanksionuar nga e drejta ndërkombëtare!”, shkruhet ne peticionin online te faqes “Change.org”.
Historiani turk, përballë vizitorëve të së njëjtës shtetësi, e quajti Skënderbeun tradhtar, dhe që në fakt sipas tij nuk ka vrarë ushtarë turq, por njerëz të pafajshëm.


Leave a Reply