Firma Tesla thotë se një shofer u vra duke përdorur funksionin autopilot të një prej makinave të kompanisë, duke nxitur një hetim federal mbi sigurinë e këtyre makinave në SHBA.
Sipas policisë rrugore, kamion goditi makinën ndërsa kjo po kalonte në një autostradë në Florida më 7 maj. Si rrjedhim makina në autopilot e shtyrë nga goditja u përplas me një shtyllë elektriku.
Administrata Kombëtare e Sigurisë si Trafikut tha se po kryen një vlerësim paraprak rreth sistemit autopilot në 25 mijë makina Tesla të Modelit S.
Kompania Tesla thotë se kjo është përplasja e parë fatale që ka ndodhur, ndërsa shoferi ishte duke përdorur funksionin autopilot.
Kompania e quajti aksidentin një humbje tragjike, por i kujtoi publikut në një deklaratë, se një vdekje ndodh çdo 151 milionë kilometra në SHBA dhe çdo 96 milionë kilometra në mbarë botën.
Ideja e një automjeti me autopilot ka ekzistuar që nga viti 1930, por u deshën 80 vjet që ajo të bëhet më popullore dhe praktike. Megjithatë, industrisë i mbeten shumë probleme për të zgjidhur para se këto makina mund të ofrohen në treg për përdorim të gjerë.
Zeri i Amerikes


Leave a Reply