Një 40-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Petrit Nikolli është ekzekutuar në Rimini rreth orës 23:00 për gjakmarrje. Shqiptari Petrit Nikolli, 45 vjeç, është ekzekutuar me plumb në qafë gjatë natës në qytetin e Riminit në Itali.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 në lungomaren e komunës Rivabella në provincën e Riminit përballë restorantit “Cavalieri Spiaggia”.
Sipas dëshmitarëve pranë viktimës është afruar një makinë nga e cila ka dalë një burrë dhe kanë debatuar mes tyre. Më pas autori ka nxjerrë pistoletën, gjysmë automatik, duke e qëlluar direkt e në qafë.
Policia ka arrestuar tre autorët e krimit pas orë pas ngjarjes në Milano.
Shqiptari ka mbetur i vdekur në vend. Sipas hetimeve paraprake vrasja është kryer për gjakmarrje dhe larje hesapesh.
Policia italiane po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Leave a Reply