Studime të shumta kanë treguar se një sërë përfitimesh lidhen me përtypjen e çëmçakëzit. Duke ju këshilluar gjithnJë llojin pa sheqer (sugar-free) lexoni se çfarë të mirash ju ofron ky “zakon” që shpesh është cilësuar si jo i hijshëm.Testet kanë treguar se përtypja e çëmçakëzit çdo ditë për një periudhë prej dy javësh ul ndjeshëm nivelet e ankthit. Ky veprim ju bën të ndiheni më mirë dhe përmirëson humorin tuaj. Ky veprim stimulon qarkullimin e gjakut dhe gjendrat e pështymës duke ulur nivelet e kortizolit, “hormoni i stresit” Studimet tregojnë se kortizoli është më pak i pranishëm në pështymë, kur ju përtypni çamçakëz, kështu që mbajeni një pako në xhep ta keni për çdo rast. Rrit vigjilencën dhe qarkullimin e gjakut në truDeri në tetë pjesë të trurit mund të ndikohen nga përtypja e çëmçakëzit. Studimet tregojnë se ky veprim përmirëson memorien tuaj dhe ju mund të kujtoni rreth 10% informacione më shumë se ata që nuk përtypin çëmçakëz. Mendja juaj do t’ju falenderoj!
living.al


Leave a Reply