Guardia di Finanza e Brindisit, pas një sërë inspektimesh të kryera në bashkëpunim me zyrtarët e Doganave, agjentët e Policisë Kufitare dhe Policisë së Shtetit, konfiskuan rreth 310 kg lëndë narkotike, marijuanë dhe një kamion me targa shqiptare. Droga u kap në doganën e Costa Morena, Itali. Mjeti i tonazhit të rëndë kishte ardhur nga Shqipëria e po drejtohej në Venecia.
Gjatë inspektimit, në momentet e skanimit të kamionit, agjentët doganorë kanë vënë re drogën e fshehur mes pllakave të xhamit. Drejtuesi i kamionit me origjinë shqiptare është arrestuar.
(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply