Një dietë e përditshme e pasur me fruta dhe zarzavate ndihmon në zhvillimin e kapaciteteve njohëse.Kështu konfirmon një studim i realizuar nga studiuesit e Institutit të Biokimisë dhe Biologjisë Molekulare të Heinrich-Heine University të Düsseldorf në Gjermani.
200 persona në gjendje të mirë shëndetësore nga 45 në 102 vjeç u morën nën vëzhgim për këtë studim.
Nëse konsumonin 400 grame fruta dhe zarzavate në ditë, këta persona kishin nivel të lartë antioksidues, indikatore më të ulët të radikaleve të lire dhe sidomos aftësi njohëse më të mira, krahasuar me ata persona që konsumonin vetëm 100 grame të produkteve që jep toka.
Studimi thekson se nuk ka rëndesi mosha dhe gjinia për konsumimin e frutave dhe zarzavateve.


Leave a Reply