E dashura e parë e aktorit të madh hollivudian Tom Cruise, Diane Cox, ka publikuar disa foto të hershme të aktorit.Ishte koha kur ai nuk njihej nga masa dhe ishte një i ri i dashur dhe ambicioz.
Ajo ka bërë edhe një rrëfim të dashurisë së tyre pasionante që zgjati dy vjet.
“U ndamë pasi Tom u bë shumë xheloz dhe kishte shpesh sjellje paranojake”, rrëfen Cox.
Historia që ajo tregon do ishte e denjë për një film të Hollivudit.
“Në muajt e fundit të lidhjes sonë ai u bë i padurueshëm dhe kishte shpesh shpërthime të pakontrolluara”, thotë Cox.
Ajo mendon se fëmijëria e vështirë e tij ka ndikuar shumë në formimin e aktorit.
Sipas Cox një ndikim negativ të Cruise ka pasur edhe “Scientology”.
Një organizatë fetare ku Cruise merr pjesë prej vitesh.
“Scientology” është ndoshta shkaku, që ai u nda edhe nga Nicole Kidman dhe Katie Holmes.
Sipas burimeve, Tom Cruise u ndikua shumë nga kreu i “Scientology”, aq sa përgjonte telefonin e Kidman gjatë kohës që ishin bashkë.
Kjo ishte edhe arsyeja, që ai u nda nga Katie Holmes dhe prej dy vitesh nuk takon vajzën e tij Suri.
Madje thuhet se Cruise i ka lënë për “detyrë” “Scientology” që t’i gjejë një të dashur të re.



Leave a Reply