Arian Jorgaqi
BERLIN, 22 mars /ATSH-DPA/ – Që nga 11 Shtatori 2001, pas sulmit kundër Kullave Binjake në Nju Jork, terroristët islamikë kanë kryer edhe disa sulme vdekjeprurëse në të gjithë kontinentin evropian.
Më poshtë vijojnë sulmet kryesore të tyre si edhe numri i viktimave:
STAMBOLL – Janar 2016 – Një kamikaz i ISIS-it shkaktoi vdekjen e 12 turistëve gjermanë në qendrën historike të qytetit.
PARIS – Nëntor 2015 – ISIS-i arriti të vrasë 130 persona në një seri të koordinuar sulmesh në sallën e koncerteve ‘’Bataclan’’ dhe në pesë restorante, ndërkohë që tre kamikazë hodhën veten në erë pranë ‘’Stade de France’’.
PARIS – Janar 2015 – 12 persona vdiqën në një sulm kundër revistës satirike ‘’Charlie Hebdo’’.
MOSKE – Mars 2010 – Disa kamikaze hodhën veten në erë duke vrarë 40 persona.
MOSKË – Janar 2011 – Të paktën 37 persona vdiqën pas një sulmi kamikaz në aeroportin ndërkombëtar ‘’Domodedovo’’.
LONDER – Korrik 2005 – Katër myslimanë britanikë shpërthyen disa bomba në Londër duke vrarë 56 persona dhe plagosur mbi 700 të tjerë.
MADRID – Mars 2004 – Pas një sulmi terrorist në disa trena u vranë 191 persona dhe u plagosën mbi 1 500 të tjerë./ a.jor.


Leave a Reply