Ish-kryeministri britanik Toni Bler ka përshëndetur përmes një videomesazhi Kongresin e Partisë Socialiste. Ish-lideri laburist thekson se lidershipi i Edi Ramës e bën të ndihet optimist për t ë ardhmen e Shqipërisë. “Do zgjidhja Shqipërinë si një vend ku mund të ndihem optimisit për të ardhmen, lidershipi ka rëndësi dhe ai i Edi Ramës po i jep një shtysë të rëndësishme për këtë optimizëm. Shqipëria ka sfida të mëdha, po me politika të qarta dhe pragmatike, po ndodhin dy gjëra të rëndësishme, e para progres hap pas hapi në të gjitha drejtimet, e dyta nga statusi i vendit kandidat tani Shqipëria mund të shohë përpara për një të ardhme brenda familjes së madhe evropiane. Ne duam të shohim Shqipërinë në BE. Është një vend i larmishëm sa i i përket besimit fetar, pjesa më e madhe janë myslimanë por është një vend që krenohet me harmoninë dhe bashkëjetesën fetare. Shqipëria ka kaluar shumë kohëra të errëta, por e ardhmja e saj është e ndritur dhe e meriton të jetë e tillë.”
/Shekulli Online/
© 2016, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply