Paniku karakterizohet si një episod alarmi, frike, paniku, i cili fillon menjëherë dhe mund të zgjasë rreth gjysmë ore. Kur njeriu është në këtë fazë, mund të shfaqë dridhje të trupit të pakontrollueshme, marrje fryme, rrahjet e zemrës shpejtohen, djersitet, i merren mend dhe po ashtu mund të ketë ndjesi shtrëngese në fyt apo në kraharor. Kjo sëmundje ndryshon pak nga format e tjera të krizave të anktheve (anxiety attacks), sepse zakonisht ataket e panikut kanë fillim të menjëhershëm, të paprovokuar nga ndonjë stimul i jashtëm dhe e kthejnë individin krejt të pamundur nga ana fizike. Gjithashtu, simptomat mendore/emocionale i influencojnë pozitivisht simptomat fizike dhe anasjelltas, duke krijuar një rutinë ciklike. Zakonisht ata që kanë përjetuar një sulm paniku në jetën e tyre ka shumë mundësi ta përjetojnë përsëri. Kur simptomat dhe episodet janë kronike atëherë diagnoza kthehet në sëmundje paniku (panic disorder). Krizat e panikut janë ndarë në tri kategori: 1- Krizë paniku spontane: Kriza vjen pa asnjë shenjë paralajmëruese, ditën apo natën. Nuk ka të bëjë me aktivitetet që njeriu është duke bërë në atë moment (mund të jetë edhe duke fjetur). Nuk ka të bëjë me ndonjë provokim të jashtëm apo me ndonjë stimul specifik.
2-Kriza specifike paniku: Këto kriza provokohen nga ndonjë nxitje (stimulues) i frikshëm apo traumatik. Për shembull, njerëzit që kanë frikë të gjenden në mes të një grumbulli të madh njerëzish apo kur njeriu viziton vende traumatike apo kujton situata trauamtike të së kaluarës. 3-Kriza paniku të predispozuara nga situata të jashtme: Krizat mund të fillojnë në disa situata apo ambiente të caktuara, por jo çdo herë që gjenden në ato situata apo ambiente. Për shembull, dikush mund të këtë një krizë paniku kur është duke ngarë makinën, edhe pse nuk kanë ndonjë frikë apo ankth nga kjo situatë. Gjithashtu, jo çdo herë që vizitohen këto ambiente fillojnë krizat. Shumë njerëz që vuajnë nga krizat e panikut tregojnë një frikë të papërmbajtshme sikur do vdesin ose një ndjesi çmendurie. Zakonisht, kur njeriu fillon të ndiejë shenjat e para të panikut (kur nuk është spontan), i erren sytë dhe nuk kontrollon gjymtyrët (këmbët) dhe bie përtokë. Shumë herë vijnë në vete kur trajtohen në urgjence.
Ankthi
Rreth 2 % e popullatës kanë përjetuar një lloj forme të krizës së panikut. Njerëzit me frikë/ankthe të ndryshme (psh. agorafobi, frika ndaj insekteve apo mikrobeve), përjetojnë më shumë kriza paniku, sidomos kur vijnë në kontakt me stimulin (nxitjen) e frikës. Kriza të tilla kalojnë shpejt kur stimuli i frikës hiqet apo largohet nga pacienti. Kur krizat bëhen kronike, simptomat bëhen më të rënda dhe si rrjedhim dobësojnë jashtëzakonisht shumë sistemin nervor për disa ditë. Krizat e panikut zakonisht shfaqen në moshë të re (20-at) dhe femrat janë 2 herë më tepër në rrezik për të shfaqur kriza paniku se sa meshkujt. Zakonisht krizat e panikut ngatërrohen me atak zemre, gjë që ndikon negativisht në vetë-diagnozën e krizës.
Shqetësimet
1-Kur një person provon prishje të theksuar të humorit dhe të ekuilibrit emocional, atëherë mund të thuhet se ai person ka çrregullime të gjendjes shpirtërore.
2-Kur emocionet qëndrojnë në një pikë të ulët gjatë gjithë kohës dhe ne humbasim interesin për jetën, kjo do të thotë se po kalojmë një gjendje depresion
3-Depresioni madhor karakterizohet nga një gjendje e rënë shpirtërore dhe trishtim që shoqërohet me ndjenjën e fajit dhe të qenit i pavlefshëm.
4-Njerëzit kalojnë në gjendje depresive kur ata kanë probleme në punë, probleme bashkëshortore, ose kur ndjehen të pazotë për diçka që duan të bëjnë.
5-Shenjë e depresionit mund të jetë edhe prishja e gjumit, rënia në peshë, këputja, ndjenja e fajit të kotë.
Adrenalina, përgjegjëse për ankthin
Një sëmundje fizike e quajtur hypoglycemia është gjendur të jetë shkaktare për kriza paniku. Ata që vuajnë nga hypoglycemia kanë receptorë defektive për substancën insulinë, gjë që nuk lejon kalimin e suksesshëm të sheqerit në membranën e qelizave. Kur niveli i sheqerit në gjak ulet shumë, truri dërgon sinjale alarmi në qendrat hormonale, duke i sinjalizuar të prodhojnë adrenalinë, e cila është përgjegjëse për krizat e panikut. Në tri forma është shfaqja e panikut tek të gjithë njerëzit. Nëse keni përjetuar një formë, nuk është e thënë të mos përjetoni edhe të tjerat, në të tri rastet simptomat janë të kundërta.
Emocionet, shkaktarë të sëmundjeve
Mjekët e vjetër kinezë mjaft mirë e kanë ditur se emocionet luajnë role të rëndësishëm në organizmin e njeriut. Ato janë në gjendje të shkaktojnë sëmundje të llojllojshme, madje edhe te njerëzit shumë të fortë. Mjafton që të godasin në vende më të ndjeshme të organizmit dhe sëmundja fillon të marrë hov. Të gjitha sëmundjet të shkaktuara prej gjendjes psikike apo çrregullimit të saj, në mjekësi quhen sëmundje psikosomatike. Këto sëmundje shfaqen në relacionin shpirt – trup. Dy herë më të prekura nga krizat e panikut janë femrat, krahasuar me meshkujt. Zakonisht krizat e panikut ngatërrohen me atak zemre gjë që ndikon negativisht në vetë-diagnozën e krizës. Ndërkohë që 5 këshilla japin specialistët, me anë të së cilave mund të kuptosh nëse bëhet fjalë për panik, depresion apo emocione. Të gjitha simptomat ndryshojnë nga njëra-tjetra.
Syri i majtë kupton emocionet
Syri i majtë ka më shumë kapacitet, në krahasim me syrin e djathtë, që të kuptojë emocionet e atyre që na shikojnë. Kjo gjë e veçantë e syrit të majtë u konstatua nga një studim i “American Academy of Neurology”. Syri i majtë është i lidhur me “qendrën e emocioneve” të sistemit nervor, pra me anën e djathtë të trurit, dhe kjo e lejon të dallojë tipin e emocioneve të atyre që kemi përballë, duke vëzhguar fytyrën e tyre. Dy për qind e popullatës kanë përjetuar një lloj forme të krizës së panikut. Njerëzit me frikë/ankthe të ndryshme (psh. agorafobi, frika ndaj insekteve apo mikrobeve), përjetojnë më shumë kriza paniku. Rreth 20 vjeç është mosha kur nis të shfaqen krizat e panikut.
Trajtimi i këtyre “sëmundjeve”
Trajtimet përfshijnë ilaçe dhe forma psikoterapie (cognitive-behavioural therapy), e cila u mëson njerëzve si të mposhtin mendime negative apo të përballojnë ankthe/frika të ndryshme. Ilaçet përfshijnë antidepresantë (SSRI’s, MAOI’s), apo ilaçe anti-anxiety (benzodiazepines; Valium, Ativan, Xanax) përpara se të shfaqet kriza apo në pritmëri të saj. Kur kriza parandalohet me ane të ilaçeve, atëherë cikli është shumë më i lehtë për t’u thyer dhe nuk shfaqet përsëri. Zakonisht, një kombinim i ilaçeve dhe psikoterapisë jep shenja të mira (duke i eliminuar fare simptomat apo shfaqjen e krizës, sidomos kur sëmundja është në stadet e para). Rreth 70-90 e njerëzve me kriza paniku mund të kurohen në mënyrë të suksesshme.
Leave a Reply