
Qeveria e Isës dhe Hasimit garantojn tregun e Serbisë ne Kosovë.Shkruan:Hysni Gashi
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gerrxhaliu ne bashkpunim me Oden Ekonomike të Serbisë bashkërisht kanë dërguar letër reaguese në Bashkimin Evropian dhe tek ambasadat e vendeve të Quintit në Prishtinë e në Beograd.
Me ç’rast është kundërshtuar përmbysja e kamionëve të Serbisë në Kosovë nga aktivistë e Vetëvendosjes ndërsa është kërkuar ndihmë nga faktorë ndërkombëtarë që të dënohen e të ndalohen këto akte, të cilat, sipas dy odave që po e pengojnë qarkullimin e lirë të mallrave duke kerkuar garantimin e tregut të Serbisë ne Kosovë .
Mallrat nga Serbia në Kosovë kapin shifren prej 431.7 milionë dollarë, ndërsa nga Kosova në Serbi kanë shkuar mallra me vlerë prej vetëm 24.7 milionë dollarë.
Ta kemi të qartë se Serbia nuk e respekton masën e reciprocitetit me Kosovën ne asgjë as ne produkte ushqimore as bujqësore as ne targat as ne lëvizje të lire dhe rasti i fundit i kththen mbrapa tekstet shkollore që ishin të dedikuar të nxensit shqiptar të Kosovës Lindore ndërsa qeveria e Kosovës hesht.
Për çdo ditë shteti i Kosovës po i nënshtrohet shtetit të Serbisë dhe është bere vartës i jetës që pa Serbin shteti i Kosovës me ketë qeveri anti Kushtetuese s’mindet të jeton.
Pse valle Isa dhe Hashimi nuk e mbushin Kosovën me produkte të shtetit shqiptarë që të forcohet ekonomikisht edhe me fuqishëm Shqipëria?
Pse Isa dhe Hashimi ngrehin barëra të pa nevojshme për tregun e Shqipërisë ne Kosovë ndërsa ne anen tjeter e lehtëson tregun e Serbisë ne Kosovë.
A vertet produktet e shteteve tjera sipas qeverisë të Isës dhe Hasimit nuk duhet lejuar dhe nuk duhet konsumuar përveç produktet të Serbisë.
© 2016, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply