Hoxha 21-vjeçar, e vendosi në minare flamurin kombëtar: Nuk llogaritet muslimanllëku me mjekër e pantolla
I dyshuar për terrorizëm, Alehim Maliqi që mendohet se gjendet në Siri e që dyshohet se rekrutonte kosovarët tek ISIS-i, dikur ishte imam i xhamisë së Busavatës në Kamenicë. Por, imam i ri aty tash është Mervan Kqiku, që ka qasje tjetër të islamit tradicional. Madje, ai ka vendosur flamurin kombëtar në minaren e xhamisë.

“Athua arabët, a i kishin praktiku tirqit me i vesh a?”, thotë ai në një ligjëratë të tij para xhematit.
Gjatë të premtave, imami 21-vjeçar mundohet t’i bind besimtarët se ka vetëm një islam.
“Vjen dikush që flet ndryshe, e ky është një ekstremizëm, prishje qetësie, se nesër-pasnesër dikush thotë: hoxhë e ki keq, se këqyre ky me mjekër ma të madhe e pantallona të shkurta po flet ndryshe, po falet ndryshe, qenka ma mysliman. Por, nuk llogaritet muslimanllëku në mjekër e pantolla”, thotë ai, raporton RTK, transmeton Telegrafi.
Imami flet edhe kundër organizatave terroriste, ndërsa thotë se lufta në Siri “ka heq do bërlloka nga Kosova”!
ME ardhjen e tij në këtë xhami, është shtuar xhemati, ndërsa banorët janë të lumtur me ligjëratat e tij.
© 2016, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply