Shega është një aleat shumë i fuqishëm i bukurisë njerëzore, si për femrat edhe për meshkujt. Jo vetëm kaq, por ndihmon pozitivisht edhe në aspektin seksual të të dy gjinive.
Falë përmbajtjes së dozave të estrogjenit tek shegët, minimizohet tharja hidrike brishtësia e kockave dhe elasticiteti i lëkurës. Tek meshkujt ka efekte përforcuese në aspektin seksual dhe të riprodhimit.
Sipas një kërkimi të bërë nga Queen Margaret University në Edinburg dhe të mbështetur në një kampion prej 58 vullnetarësh, lëngu i shegës ka treguar se është shumë efiçent në rritjen e dëshirave seksuale.
Personat, të cilët kishin konsumuar në mënyrë të rregullt këtë pije për 15 ditë kanë regjistruar rritje me 30% të nivelit të testosteronit, pa pasur si efekt anësor rritjen e presionit të gjakut. Pra, në një farë mënyrë, lëngu i shegës mund të përdoret si një lloj viagre natyrale e cila nuk ka efekte anësore dhe shumë i dobishëm për të gjithë ata që vuajnë nga tensioni i lartë .


Leave a Reply