Shkruan: Reshat Badallaj-Zhuriani Në kohën kur po fryn veriu i sertë për Kosovën?
Pse zihen tani në këtë pluhur, kur Serbia përmes “ZAJEDNICËS” e bëri hallakamë Kosovën
*Këta “bajraktarët” për tradhtinë që ia bënë prapa kurrizit familjes më patriotike në tërë botën shqiptare të Shaban Jasharit, nuk do të tregonin as me dhunë, as me gjyq, bile as me hu biki, por, ky soj tregon si bilbil vetë, pa i pyetur kush
Kësaj radhe shkrimin po e nisi me thënien e popullit, ku me shumë të drejtë thotë: “Budallain mos e vet se tregon vet”. Ky budallallëk lindi kur Rexhep Selimi zuri në goje emrin e familjes më patriotike në trojet shqiptare, të Shaban Jasharit, duke e mbushur oborrin me varre që ranë për këtë toke arbërore. E përmendi në Kuvendin, kur kjo familje patriotike në shenjë përbuzjeje refuzoi të përzihet dhe të bëhet bashkë me kopukët dhe xhambazët e pazareve të para një viti. Familja Jashari përbuzi me të drejtë se kjo Qeveri kuislinge nuk është duke punuar për interesa kombëtare, por për interesa personale.
Nuk e kam fjalën dhe mos e bë Zot, që në këtë shkrim dua të mbroj Hashim Thaçin, që u zgjodh president i vendit, në fakt u shpall zyrtarisht, sepse pazaret ishin bërë më herët me kopilin e Titos, Isa Mustafën, që i ngjan pazareve të bagëtive, kur xhambazët thoshin: “Po ta jap mushkën e t´i ma jep magarin dhe po t´i shtoj edhe ca pare”, por, ç´dreqin pati Rexhep Selimi të përziej këtë familje patriotike në këtë pazar të kanaleve të nëntokës mafioze!? Edhe më keq, Rexha fliste me fodullëk.
Pse e përfshinë legjendën Adem Jasharin në fjalorin banal të politikës?
Shih për këtë, miku im në F,B., Ramiz Ladrovci, që në kohën e luftës bisedoja me telefon (ndoshta ju kujtohet), doli the drejtoi akuza shumë të rënda kundër Rexhep Selimit, shkurt e shqip për TRADHTI KOMBËTARE, që edhe komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Shaban Jashari, paska thënë:”Në qoftë se mbetem gjallë do ta nxjerrë gabzherin!?” dhe në qoftë se kjo është e vërtetë, kjo akuzë tepër e rëndë është që njeriu të kishte karakter do t’i jepte fund jo vetëm karrierës të politikes kurvë që po bëhet në Kosovë, jetës, ose të paktën të mos guxojë të dalë te çexma e katundit të tij.
Ç´është e vërteta, për këtë kasetë dhe letra që i shkruante Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Heroi i kombit, Adem Jashari, kam dëgjuar në tubimin informativ, që kisha organizuar në kohën e luftës, ku para masës e tha kryetari i Lëvizjes Popullore të Kosovës, në këtë tubim e kisha mysafir edhe djalin e komandantit, Lulzim Adem Jasharin. Mirëpo, asgjë nuk u fol në këtë drejtim, por se si ra komandanti me tërë familjen e vet kundër bandave vrastare të gjakësoreve serbo-çetnikë dhe mercenarëve rusë, me këngë në gojë, bile këngën e Çerqiz Topullit. Pra, asgjë nuk u fol tjetër gjë në këtë tubim. Kërko ‘Google’ shkrimet e mia, kur është mbajtur tubimi dhe fotot me Lulzim Jasharin dhe veprimtarët e tjerë të rrafshit kombëtar.
Përse tani lindi kjo “luftë” e këtyre bajraktarëve, në kohën kur po fryn veriu i sertë për Kosovën? Përse pikërisht tani në këtë kohë, filluan të byryten muzurët, kur Kosova me këtë Qeveri kuislinge po i përjeton ditët me te vështira pas luftës? Çfarë iu deshtë këtyre muzurëve dhe terakëve të zihen tani në këtë pluhur, kur Serbia përmes “ZAJEDNICËS” e bëri hallakamë Kosovën, kur kjo bandë e qeverisë kuislinge ia fali afro 9 mijë hektarë tokë dardane Malit të Zi? Përse i ngatërrojnë brirët në këtë kohë këta muzurë, në kohë të pakohë, kur Veriu i Kosovës, është në dirigjimin e qarqeve shoviniste serbiane? Përse këta gangsterë zihen tani, kur serbianët i kthejnë librat e gjuhës shqipe, nga Kosova Lindore dhe e shtypin padrejtësisht popullatën e pafajshme të asaj ane që janë denbabaden në trojet e tyre?
Është koha që gangsterët t´i ulin “armët” dhe të mos i ngatërrojnë brirët në kohën, kur Serbia po i fërkon duart, por të merren me punën e vendit, për të cilën padrejtësisht populli ia dha votën. Kjo e ka vetëm një të mirë, mirëpo këta muzurë do ta kuptojnë më vonë. Fjala është se në zgjedhjet e ardhshme populli do t´i shporrë këta dhe do të marrim shuplakën nga populli.
Në këtë kohë, bajraktarët e Drenicës i kanë ngatërruar brirët edhe në gjykatë, Rexhep Selimi dhe “Kamishi”, për dajak. Ehu mos Zot më keq!
Gani Geci, vrasësi dhe dezertori i luftës
Bajraktari tjetër i Drenicës, Gani Koci, i ndërsyer nga krerët e bandës kuislinge përzihet në këtë marifet, krejt me qëllim për të ngritur pluhur në popull dhe për të plasur vëmendjen diku tjetër…
Kësaj radhe nuk do ta zë në gojë dhe nuk do të merrem me vrasësin dhe dezertorin e luftës, që hedhet si vagabond, Gani Gecin, sepse vetëm pak burrni të kishte ky kopuk, do të heshtte sipas kanunit, sepse disa herë e përmend kanunin dhe nuk ka lidhje me të. Po të kishte vetëm pak burrni dhe karakter, ky vrasës kriminel, do të heshtte dhe nuk do të hapte gojën si goja e zhabës, më falni e bretkosës, se nuk e kupton fjalën zhabë, por do të nderonte palët e dëmtuara. Në fakt, nuk më habit fakti me këtë Gani Gecin, se ky e ha sapunin për djathë dhe peshkut i thotë sorrë.
Edhe për një gjë nuk do të merrem me të, sepse nuk do ofendojmë shkrimin dhe lexuesit. Është e udhës që dikush të shkojë në konakun e tij dhe t´i flasë pak për burrni, sepse nuk ka MARRË BESË nga familjet e të vrarëve dhe duhet mbyllur gojën…!
Këtë shkrim dua ta mbyll me një muhabet që kisha me babanë tim, ndjesë pastë, kur më thoshte: “Bir, për të nisur luftën kundër shkaut duhet gjetur një vatër të kryengritjes, që e kanë adet, Drenicën, por, politikën duhet lënë gjakovarëve se dinë me dredhë dhe zhdredhë…”
Eh, ç´më shtyri sot gjatë gjithë kohës që punoja të mendoja për këtë. Ai, shkollë nuk kishte, ndonëse ishte punëtori më shembullor në anën tonë. Jam ka mendoj akoma për këtë punë dhe me sa shoh, do të dalë ashtu. Po presim edhe pak, deri kur të zënë me kokë për muri Bajraktarët e Drenicës…
Kjo që ndodhi dhe polli tani, për mendimin tim është shumë e qëlluar dhe duhet shkuar deri në fund, të zbardhet e vërteta, se shumë sosh sot dalin dhe shiten patriotë tamam sikur mbin kastraveci jeshil në pleh. Shkrimin qëllimisht e fillova me thënien e popullit: “Budallain mos e vet se tregon vet”, sepse jam i sigurt me dhunë nuk do të tregonin tradhtitë që kanë bërë prapa kurrizit të familjes më patriotike në botën shqiptare të Shaban Jasharit. Të kishin futur edhe në hu biki nuk do të tregonin!
Tani për tani, familja e Shaban Jasharit veproi me shumë mençuri, duke i përbuzur dhe duke mos u marrë me matrapazët dhe profiterët e luftës, që e harruan këtë familje…
Këtë familje nuk do ta harrojë toka e qielli dhe guri e druri. Kjo është e shenjtë dhe e shenjtë do të mbetet sa të jetë toka e qielli. Dhe, krejt në fund fare, bajraktarët e Drenicës: Rexhep Selimi, Gani Koci dhe Ramiz Lladrovci, se atij tjetrit nuk po ia përmendi emrin se unë dhe Ju lexues të nderuar, bashkë biem në nivel shumë të ulët, duhet t’i ndalin “yryshet”, që kësaj radhe e kanë për inate dhe luftën për pushtet dhe asgjë tjetër. Ndaluni se u bëtë hor!
Të rrojmë e të kujtojmë Familjen e Adem Shaban Jasharit!
Poshtë matrapazët dhe profiterët e luftës!
Kaq kësaj radhe nga unë, RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI. Për të gjitha që shkruaj dhe them mbaj përgjegjësi të plotë morale dhe penale.
© 2016, SHQIPËRIA E BASHKUAR


Leave a Reply