Shkruan : Arban Bislimi
Në agimin e 30 vjeçarit tim kam mësuar nga jeta se mjafton të thuash të vërtetën për të bërë shumë armiq, prandaj nuk është kujdes i tepërt të presesh të kryhen festimet për të folur… Mbasi te ne si “çudi shqiptare” 8 marsi është shëndruar në “festë të nënës” ashtu sikur 1 maji është shëndruar në ditë e pikniqeve… Atëher shtrohet pyetja cilat janë arsyet e grave për të festuar me 8 mars?
I. VIKTIMAT E POLITIKËS DITORE KRYESISHT GRA: DHUNA NDAJ GRAVE SI ARMË LUFTE:
Në kohën e luftës 20000 gra janë përdhunuar gjatë luftës mbasi armiku barbarë përdorte këtë dhunë si armë lufte… Është eufemizëm të thuash se nga politika kjo temë nuk është hapur ndonjëher në bisedimet me Serbinë, gjersa nga shoqëria jonë jo të pakëta janë rastët kur ato gra “janë lëshuar” thuajse kishin faj se shoqëria jonë nuk ka qenë në gjendje ti mbrojë.
Nuk është rastësi nëse edhe në politikën ditore të këtyre muajve shumica e viktimave të politikës ditore janë “gra”; burgosën Donika Kada Bujupi apo Albulena Haxhiu, bëhen vizatime erotike të Kryetarës Atifete Jahjaga, etj.
Dukuria më e shëmtuar e këtij viti është sigurisht edhe rasti i deputetës Albulena Haxhiu e cila ishte eskortuar për “dhimbje koke” në QKUK por të cilës i ishte bërë një radio e zonës gjenitale… E cila kishte përfunduar në gazetën kriminale “Gazeta Blic”. Nuk është nevoja të sqarohet numri i paimagjinueshëm i shkeljeve të drejtave të njeriut, sëkretit mjekësor, privatësisë, dinjitetit njerëzor dhe shkelje tjera të kryera me këtë rast i cili në histori ka të ngjarë vetëm në kohën e regjimit nazist, fashist italian, të diktaturës së Juntës së Pinoshetit në Kili apo të Hosni Mubarakut në Egjiptë… Prokuroria nuk ka hapur ende asnjë rast për të zbardhur rrethanat e të gjithë kësaj ngjarje të tmerrshme gjersa Gazeta Blic u mjaftua të publikoj një shfajësim banal për një rast me të cilin do të duhej të merret edhe Gjykata Kushtetuese si garantuese e respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të shkonin në përgjithësi penale një numër jo i vogël zyrtarësh të QKUK, MEDIAVE, Ministri i shëndetësisë, etj…
Nuk po i kthehem fjalorit të “trimave”, burrështetasve largpamës dhe të ndritur si Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli i cili i drejtohej deputetës Albulena Haxhiu me fjalët “Ma hongsh…”, as të Kryeministrit komunistit Jugoslavë Isa Mustafa i cili fliste për gratë që “kullotin” e sa e sa fjalë miradie të këtyre “burrave” drejtuar grave… Gjithmonë të shoqëruara me fushata denigruese nga media kriminale drejtuesit e të cilëve me të drejtë do të duhej të shijonin pasulin e burgut…
II. NË PËRGJITHËSI PAK KA “GRA” NË STRUKTURAT UDHËHEQËSE TË PUSHTETIT DHE NË ATO TË KOMPANIVE PRIVATE DHE PUBLIKE:
Që një grua të merrë pozita udhëheqëse në Kosovë qoftë në politikë, qoftë në kompani publike apo private ajo duhet të pushoj nga të qenurit “grue”. Ndër gratë në politik jo të pakta janë ato “të pamartuarat”: Edita Tahiri, Melihate Termkolli dhe shumë të tjera i gjeni në Kuvend e në krye të Ministrive… E njejta dukuri është edhe në top pozitat e menaxhmentit të kompanive private dhe publike ku vetëm “krahu i fortë” mundëson ti ikesh më lehtësisht këtij realiteti… Fëmijët ose kariera; duhet zgjedhur…
Ndokush që është i zakonshëm në korridorët e institucionëve Qendrore por edhe komunale… E din se edhe te “zyrtarët” e niveleve më të ulëta proporcioni më i madhë i grave të pamartuara gjenden në zyrët e ministrive dhe se fenomeni përsëritet në nivel komunal veçanërisht te “drejtoreshat”…
Dikush mund të na drejtohet se ka edhe shumë vajza apo gra të martuara dhe me tipare shumë femrore në Kuvend, kompania, zyre të Qeverisë, etj… Mjafton të shohesh videoklipet e kohës sonë për të vërejtur nga vjen frymëzimi i gruas kukullë…
Kjo dukuri përsëri mbyll gratë në klishen e kukullës apo objektit … Dhe nuk flet për ndonjë emancipim dhe pranim të vërtetë të gruas si aktore e shoqërisë me personalitetin por edhe nevojat e veçanta të saj si gjini dhe si nënë.
Duhet vërejtur se asgjë nuk bëhet nga institucionet apo shoqëria për tu lehtësuar realisht jetën grave apo “nënave” qoftë edhe hapja e çerdhëve publike… Cerdhat private dhe çmimet e tyre lëjnë pak mundësi për gratë me paga të ulëta për ti dërguar aty… Gjersa tregu i punës mbetet mjaft i vështirë për gratë “pa krah të fortë” ku mund të haset gjatë intervistimet në pyetje rreth shtatzanive të mundshme dhe gjendjën familjare… Thjesht, si shoqëri i preferojmë gratë me tipare të burrave apo të “kukullës”…
Duhet vërejtur se edhe në rastin e shëndetësisë (e cila është dikasteri të cilit i është kërkuar më së paku rëndësi) klinikat që merrën me infeksionet apo problemet që prekin gratë kanë më së paku mjete dhe arrijmë që në prag të 8 marsit të kemi një rast vdekje gjatë lindjës….
III. PUNËTORËT E VARFËR DHE TË SHTYPUR JANË KRYESISHT GRA;
Gratë përbëjnë sot në Kosovë shtresën e punëtorëve më të varfër dhe më të shtypur, kryesisht në sektorin privatë në shërbime… Vajzat në kacat e disa supermarketëve ku nuk kanë as karriga për tu ulur (thuasje nevojtet të qendrosh në këmbë për të kaluar artikujt në kacë) që paguhen me rrogën minimale 170 euro, vajzat që punojnë në shitorët e tregtisë (shitëse në veshjembathje, etj) apo në recepsione të ndryshme… Sektor privat ku nuk ka pushim vjetor me pagesë, pushim të leonisë, pushim mjekësor apo ligj të punës… Ndër to edhe shumë pastruese të cilat edhe atë rrogë ndodh që nuk e marrin… Reklamuese të produkteve në markete, rrugë, në zyre të institucionëve, shitëse që rrogë të vetme kanë përqindjën mbi shërbimet e shitura në sektorin e bankës dhe sigurisë, etj… Zakonisht, këto vajza që merrën me tregti zgjedhën edhe mbi kriterin e “dukjes”…
Gruaja mesatare e Kosovës varrët pra ende shumë sot prej një burri për të bërë asension social qoftë fal lidhjeve familjare dhe krahut të fortë, qoftë -siç është rasti për shumicën prej tyre- fal martesës…
Gjersa duhet thënë se zakonisht është praktikë ditën e festave të lëshohen gratë pak më herët nga puna “sepse kanë për të përgatitur darkën”…
Me kaq po e përfundoj sonte këtë vështrim të shpejtë dhe të shpejtë shkruar mbi gruan shqiptare në Kosovë nga këndvështrimi i një syri objektiv… Gjithçka mund të them është se nga kontributi i saj në zhvilimin ekonomik dhe shoqërorë, nga kontributi i saj në organizimin politik dhe në të gjitha luftërat krahas “burrave të vërtetë” të këtij Kombi… Gruaja shqiptare nuk ka merituar këtë mjerim dhe këtë pozitë të nënshtruar dhe të shtypur në shoqërinë shqiptare… Qoftë si vajzë, qoftë si nënë…
Nuk ka asgjë më primitive dhe lindore se pozita dhe opsionet që i imponohen qoftë tërthorazi qoft drejtpërsëdrejti gruas shqiptare nga ky ambient kulturor, muzikor, fetar përmes mediave; nga kjo kaste politike me mentalitet primitiv që me oportunizem frikacak e qyqar sulmon gruan qoftë e pozitës (Vjollca Osmani, Teuta Rugova, A.Jahjaga) apo e opozitës (nuk mungojnë shembujt çnjerëzore), nga ky treg i punës dhe oportuniteteve të uzurpuara të grave nga gra që janë pjesë e klaneve qoftë në politik qoftë në kompania i cili nuk ofron gjë tjetër veçse punë skllavërore dhe në kundërshtim me ligjin e punës dhe dinjitetin njerëzore atyre grave që mund të jenë Nëna, motra, bija të dikujt… Dhe në jo pak raste edhe të sjellin bukën në tavolinën e shtëpisë së familjeve të tëra…
Ja cilat janë arsyet për të festuar “ditën e grave” (apo të “Nënave” siç shprehen ata që duan të mos përmendet kuptimi i vërtetë i kësaj dite) apo edhe 1 Majin (ditën e piknikëve sipas po të njejteve)… Të dyja dita të cilat lidhën me fatin e grave të cilat janë më të shkelurat qoftë si gra, qoftë si klasa punëtore më e shtypur e Kosovës…
© 2016, SHQIPËRIA E BASHKUAR


Leave a Reply