Partia demokratike organizon një takim për ngjarjet që cuan në rrëzimin e monumentit të diktatorit Enever Hoxha në qendër të kryeqytetit më 20 shkurt të vitit 1991
Në Tiranë Partia demokratike nisi mbrëmë një cikël aktivitetesh që ajo ka paralajmëruar se do të organizojë me rastin e 25 vjetorit të grevës së urisë së studentëve e cila coi më 20 shkurtin e vitin 1991 në rrëzimin e monumentit të diktatorit Enver Hoxha në qendër të kryeqytetit. Një ngjarje e cila vulosi fundin e rregjimit komunist në Shqipëri dhe shkëputjen e vendit nga një histori e e errët 47-vjecare.
Të ftuar në takim ishin pedagogë dhe studentë pjesmarrës në grevën e 25 viteve më parë si dhe figura qëndrore të Partisë demokratike, atëherë forca e parë opozitare në vend, e lindur pak më shumë se dy muaj më parë.
Kryetari demokrat Lulzim Basha shprehur “një mirënjohje të thellë për të gjithë ata studentë që u futën në grevën e urisë e që sot përcjellin tek rinia atë që për mua është vlera më e madhe e grevës së urisë: shembullin e të rinjve të cilët me zjarrin e idealit të lirisë sakrifikuan gjithçka dhe bënë të mundur përmes sakrificës dhe guximit të tyre mposhtjen e diktaturës më të egër në Europë”.
Edhe ish drejtuesi i atëhershëm i Partisë demokratike Sali Berisha duke i cilësuar studentët grevistë si “heronj të vërtetë” kujtoi momente nga ato ditë. Sipas tij, lëvizja e parë kishte nisur në Universitetin e Kamzës dhe se më pas Azem Hajdari kishte shpërndarë me qindra postera në Qytetin student ku bëhej thirrje për protesta dhe heqjen e emrit të diktatorit nga Universiteti i Tiranës, e cila ishte dhe kërkesa që coi në grevën e urisë. “Partia demokratike nuk donte të dilte si protagoniste sepse kërkonte që ajo të ishte një lëvizje studentore kundër qeverisë e që të mos paragjykohej”, nënvizoi zoti Berisha. Në takimin e mbrëmshëm folën dhe shumë ish studentë që sollën kujtime nga greva e urisë.
Nga ana e tij kryetari demokrat Lulzim Basha kritikoi ashpër qeverinë për “një injorim të dhimbshëm dhe do të thoja në kufinjtë e kriminales që ajo i bën përvjetorit të 25-të të grevës së urisë së studentëve dhe shembjes së diktaturës me shembjen e shtatores së diktatorit Hoxha në qendër të Tiranës”.
Zeri i Amerikes


Leave a Reply