Jemi mbledhur sot për te treguar se jemi te gatshme qe nesër me 17 shkurt ne ditën e pavarësisë se shtetit tone KOSOVES do te jemi përsëri se bashku.Ne ditën e festes te shtetit tone ne NUK do te festojmë POR do te protestojmë.
Me vete do te marrim edhe fëmijët tane qe edhe ata ta kuptojnë se kur cenohet integriteti dhe sovraniteti i vendit NUK kemi FESTE por kemi PROTESTE.
Pushtetarët e korruptuar menduan se heshturazi mund te falin toke te Kosovës, toke kjo te cilën te paret tane na e lanë trashëgim e per te cilën shume nena e familjare dhanë me te dashurit e tyre.
Pushtetarët e korruptuar menduan se heshturazi mund ta sjellin Serbinë në Kosovë përmes ‘Zajednices’.

Nena,motra, shoqe,kolege:
Së bashku u thamë JO në protestën e 28 Nëntorit,9 Janarit dhe do t’u themi JO serish nesër ne protestën e 17 shkurtit ne Prishtine.
Do te protestojmë nesër ne mënyrë qe fëmijët tonë të festojnë në vitet në vijim.
Do të protestojmë e do të kërkojmë largimin e kësaj qeverie antikushtetuese.
Te gjithë njëzëri do të dalim për shtet dhe sovranitet dhe demokraci te mirefillte pa improvizime.

Do te bashkohemi neser se me këtë kaste politike ka vetëm :
• dështime
• krim dhe korrupsion
• papunësi
• izolim te qytetareve te Kosovës
• arsim te degraduar
• shëndetësi te sëmurë
• ka përndjekje te deputeteve,
• ka rrënim të shtetit
• ka rrënim te vlerave morale, njerëzore, institucionale, shtetërore dhe kombëtare.
• ka marrëveshje antikushtetuese
• ka qytetarë të pashpresë dhe kjo liste vazhdon…..
Ditët e vështira dhe fundi i mjerë i qeverisë Mustafa-Thaçi,kanë hyrë në rrugën e pa kthim.
Ditët e rënda për Kosovën do të marrin fund.
Ardhmërisë se fëmijëve tone dhe shtetit tone do t’ia kthejmë shpresën do t’ia sjellim NDRYSHIMIN.
Nesër le ta dëgjojnë zërin tone,pushtetarët e korruptuar dhe le t’a kuptojnë se fuqia për NDRYSHIM , jemi NE, qytetaret e KOSOVES qe do t’i japim DREJTIM te RI vendit.
Prandaj sot nga ky tubim ftoj te gjithë qytetaret e REPUBLIKES SE KOSOVES
EJANI NESËR NË PRISHTINE KETU KU MANIFESTOHET DHE PROTESTOHET PËR MBROJTJEN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE KERKIMIN E DOREHEQJES SE QEVERISE.
© 2016, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply