Disa ditë më parë, Martin Shkreli i bëri një ofertë reperit amerikan Kanye West, duke i ofruar 10 milionë dollarë në këmbim të albumit të tij “The Life of Pablo”, me kusht që ka kishte vetëm ai. Por Shkreli, i cili është pagëzuar nga media si “shqiptari më i urryer në SHBA”, duket se ka rënë pre e një mashtrimi. Sipas postimeve të tij në “Twitter”, atij i ka ardhur një përgjigje për ofertën e bërë. Një person që u prezantua si bashkëpunëtor i reperit i ka kërkuar 15 milionë dollarë në këmbim të të drejtës ekskluzive mbi albumin e Kanye West. Shkreli ka rënë dakord dhe e ka paguar shumën duke përdorur Bitcoin, monedhë virtuale. Por, sipas gjasave, ai është mashtruar, pasi personi të cilit i pagoi paratë nuk e di se kush është. Shkreli është vënë në kërkim të personit që e mashtroi dhe thotë se ka besim që mund t’i marrë paratë mbrapsht duke kontaktuar themeluesin e monedhës virtuale. Humbja e një shume të tillë do të ishte si të hidhej kripë mbi “plagët financiare” të Shkrelit. / Shekulli /
© 2016, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply