Disa gjëra që nuk u thanë nga servilët që ndjekin politikën aktuale, por që u kuptuan nga njerëzit e lirë të këtij vendi.1) Pritja që i bëri Presidenti i Republikës sekretarit Kerry tek rrotat e avionit, qe një akt i shëmtuar dhe krejt pa protokoll shtetëror. Tipik si një qaraman dhe nënshtrues i egos së tij prej një pushtetari dështak në pozicionin që mban si Kreu më i lartë i Shtetit. Jo vetëm që turpëroi vetveten, por shqiptarëve dhe Shqipërisë i vuri një damk krejtsisht të keqe dhe të zezë, në ndërtimin e marrdhënieve dy-palëshe me SHBA-në.2) Vizita e Kerry-t në Tiranë dhe mos përputhja e tij me asnjë nga protokollet e amenduara nga pala shqiptare, qe një vizitë komike, ku vetëm pikturat e Ramës, sallat e vizatuara dhe bodrumi me sendet e komunizmit, u vulosën thellë në historinë globale nëpërmjet mediave ndërkombëtare.
3) Takimi i opozitës shqiptare në Hotel Rogner me sekretarin e shtetit amerikan, ku ngatërresa e pozicioneve karshi flamurëve të vendosur mbrapa, qe një incident teje i rëndë diplomatik dhe politik, në mbarë sytë e opinionit publik kombëtar dhe ndërkombëtar.
4) Shoqëria civile e komanduar nga politikat vendase prej disa dekadash, raportoi se ajo arrin të bëj punën e saj incivile, duke sjell në pushtet gjithmonë atë forcë politike që di të paguajë më shumë se sa rivalët e saj në fushëbetejë.
5) Muhaxhedinët dhe dekriminalizimi i politikës shqiptare, finalizuan edhe njëherë qëndrimin e milionave dollarëve, në kontot e kësaj politike. Ku problemi më i madh, ishte paprekshmëria e tyre dhe qëndrimi i palëkundur shanceve të barabarta dhe të drejtave të njeriut në Shqipëri.
6) Mos takimi me Metën nga John Kerry, shqiptarëve u la të kuptojë se amerika gjun shumë lart, madje aq lart, saqë në të gjitha takimet në Europën Lindore, por edhe në Lindjen e Mesme, komandohen nga Xhorxh Soros, si financuesi më i madh i politikave amerikane në këto shtete.
7) Takime kaq të ulëta, të këtij niveli kaq absurd, turpërojnë strategjinë e Amerikës, për të qënë lider në të gjithë globin.
8) Shqiptarët u ndjenë të turpëruar dhe të fyer njëkohësisht nga ky takim, por edhe nga përfaqsimi ynë politik, si servilë dhe karagjozë në qeverisje. Prisnim më shumë prej Aleatit tonë strategjik, jo vetëm takime formale të një politike adoleshente dhe të papjekur në fushën globale.
Aleksandër Rrema
© 2016, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply