Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në deklaratat e përbashkëta për shtyp me sekretarin amerikan të shtetit, John Kerry tha se Kosova ka mbështetjen e dy aleatëve më të mëdhenjë. Rama tha se Kosova duhet ta vazhdojë dialogun me Serbinë drejt normalizimit të raporteve mes tyre.
“Nuk është dialog i lehtë, por është padisukutim e vetmja rrugë drejt suksesit”, theksoi Rama.
Më tej, Rama potencoi edhe njëherë përkrahjen që Kosova ka nga dy aleatët e saj më të mëdhenj, Shqipërinë dhe SHBA-të.
“Kosova do ta ketë mbështetjen e dy aleatëve më të mëdhenj të saj, Shqipërisë dhe Amerikës”, potencoi Rama.
© 2016, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply