Duhet të bëhesh një puthës/e profesionist që ajo/ai të mos ndihet e pasigurt të puthjet që jep. A do të vazhdosh te jesh në shkallën fillestarë apo do të bësh ai që ajo dëshiron. Ndiq me kujdes hapat e mëposhtëm, për tu bërë një “professional kisser”. Asnjëherë mos harroni që puthja ka rolin kryesor në një marrëdhenië sentimentale. Nëse i dashuri ose e dashura juaj në momentin që puth thotë ‘Të dua”, kjo nuk do të thotë aspak se ai/ajo di të puthë si një profesionist. Në fund të fundit, gjithçka në këtë process, realizohet vetëm në sajë të lëvizjes së buzëve dhe jo të fjalëve. Roli i syve është mjaft i rëndësishëm kur puth dikë. Duhet ti mbash mbyllur sytë apo duhet ta shohësh në sy, kjo është një dilemë e madhe. Jepi fillimisht një puthje të vogël njeriut të zemrës duke e vështruar thellë në sy dhe më pas harro vështrimin duke u fiksuar tek buzët dhe efekti do të jetë marramendës. Mos harro nëse nuk je i zoti/e zonja, për ta bërë këtë gjë, lërë atë që ka më shumë eksperincë të hedhë hapin e parë, pra të bëjë mësuesin, sigurisht pa u ofenduar. Shpesh nuk na pëlqen stili i puthjes që na jep njeriu i zemrës, për këtë qëllim është më e mirë që të marrësh situatën në dorë dhe të vësh pikat mbi “I”. Tregoi se mënyra se si ti puth është më e mirë, nëse edhe kjo nuk i pëlqen, atëherë zgjidhni puthjet e çmendura. Startoni leksionin tuaj me puthjet tipike Chupa Chups. Besoj se askush nuk e di sesi janë këto puthje. Të shpejta, sa hap e mbyll sytë dhe sigurisht të ëmbla si lëpirësja magjike. Provo fillimisht të puthësh buzët e atij/asaj duke i puthitur dhe më pas përdor gjuhën, njëlloj si ke vepruar me një lëpirëse chupa chups. Kujdes ky stil kaq modern konsiston kryesisht tek efekti qetësues i gjuhës, mos kini frikë nëse humbisni kontrollin në mungesë të ajrit. Puthjet duhet të jenë të bollshme, me qëllim që ajri të depërtojë lirshëm në buzët tuaja, në këtë mënyrë ato do të jenë të hidratuara dhe të buta, pa krijuar efekt negativ tek personi që keni përballë. Më pas mund ta kaloni në gjëra seriozë. Shpesh shumica e të dashuruarve harrojnë që në fund të fundit edhe puthja është një xhest serioz dhe këtu duhet të realizoni trukun e famshëm të puthjes French kiss, duke “përleshur” gjuhët, që janë edhe pika me e nxehtë në një puthje. Për ta marrosur farë ATË me efektet speciale dhe teknikat alternative tek puthjet French Kiss që dhuron përdor lehtësisht gjuhën (mos harro shumë njerëz besdisen nga kjo gjë) duke lëvizur atë lirshëm në gojë, duke respektuar trafikun e gjuhëve të palës tjetër. Hey për pak desh harrova tipin e fundit të puthjes. Janë ato me specialet në vesh, në hundë dhe kudo që partneri yt ka dëshirë, kjo do të ndihmojë që marrëdhënia juaj të arrijë një harmoni perfekte.
Puthjet
Ku dhe si duhet të jepen?
Është një etapë e detyruar. Të gjithë pak a shumë praktikojmë këto lloj puthjesh. Por fakti që këto janë puthje klasike nuk do të thotë t’i lëmë pas dore. Në qoftë se janë kaq të njohura dhe të praktikueshme sepse janë sensuale? Atëherë le të shfrytëzojmë rastin?!
Tek buzët…..
Është më klasikja që praktikohet dhe në kinema, më pak klasike dhe imagjinare përsa i përket botës reale. Në fakt të puthesh si në Hollyëood është një shpikje e hershme. Para se të mendosh për puthjen franceze ose puthjen e thellë duke u ndalur tek buzët, t’i shijosh, kafshosh, të vlerësosh kontaktin e parë elektrik…. Fillimi i puthjes është i rëndësishëm sa fillimi i raportit seksual. Një ushtrim shumë sensual, thith vetëm ajër të pastër që del nga buzët e tija, dhe ai duhet të thithë vetëm ajrin, që del nga buzët e tua.
Përse kjo puthje të bën të dridhesh?
Pse nënat i puthin fëmijët e tyre në qafë, për t’u dhënë atyre të gjithë dashurinë e mundshme. Kështu që zona e qafës mëson që tani ndjeshmërinë dhe domethënien e sensualitetit.Dhe kjo kujtohet në momente intimiteti.
Puthje erotike
Këto puthje stimulojnë dhe bëjnë të shtohet dëshira seksuale. Trupi përgatitet të shkojë më larg se fillimi i aktit seksual. Dhe dëshira në vetvete është gati një kënaqësi. Do të ishte mëkat të shkoje direkt tek ‘’gjërat serioze”. Serioze është të përfitosh nga të gjitha kënaqësitë gjatë rrugës për në parajsë!
Tek buzët…..
Është puthja franceze, një puthje shumë erotike që belbëzon aktin seksual. Mukozat takohen, ujërat e trupit bashkohen tamam si në një raport seksual. Për këtë arsye kjo puthje është shumë sensuale dhe tërheqëse. Përfitoni të eksploroni shijen e buzëve të saj!
Tek gjoksi…..
Gati gjithmonë të lënë pas dore! Por jo vetëm femrat dëshirojnë të puthen tek gjoksi, të përkëdhelen… por dhe burrat. Përse të privohesh nga një kënaqësi efikase? Mjaftojnë pak minuta dhe nëse të pëlqen kjo pjesë e trupit, mund të zbulosh gjithmonë kënaqësi të reja!
Tek barku….
Është një zonë shumë delikate. Nuk është e mbrojtur me kocka si kraharori dhe legeni, kështu që është një vend shumë delikat. Kur lejon partnerin që të puthë do të thotë, që ke besim tek ai. Të të puthin tek barku do të thotë që ke nxjerrë në pah sensualitetin tënd.
Pjesët e harruara të trupit
Janë disa pjesë të trupit fatlume: puthen shpesh dhe zhvillojnë shumë shpejt sensibilitetin dhe kënaqësitë e këtyre pjesëve. Por janë disa pjesë të tjera të trupit që quhen pjesë të harruara që shpesh lihen pas dore, kalon shumë afër por asnjëherë nuk ndalemi asnjëherë por është një mëkat sepse mund të zbulohen kënaqësi të reja, duke provokuar kënaqësi të papritura…….
Fytyra
Duke kaluar puthjet në faqe midis miqve dhe puthjet në buzë midis dy të dashuruarve, fytyra shpesh lihet pas dore. Fytyra është një zonë shumë sensibile dhe komunikative. Tek pjesa e syve aty ku lëkura është e hollë dhe delikate është një zonë sensibël e përkëdheljeve, ashtu si rrënja e flokëve dhe veshët. Fytyra është si një univers për t’u zbuluar, dhe fjalët e dashurisë janë të qarta dhe të kuptueshme dhe kjo bën të të shtosh dëshirën, tamam si shikimet që shoqërojnë puthjet.
Tek këmbët
Disa njerëz mendojnë se i gjithë trupi është i prezantuar nga këmbët. Çdo centimetër korrespondon me një zonë. Këmbët janë të forta por edhe delikate, të ndjeshme ndaj ngacmimeve. Në qoftë se luan me këmbët kënaqësia do të përhapet në të gjithë trupin. Në qoftë se ngrihesh drejt kavilies, pulpat e këmbëve, gjunjët, kofshët…..do të arrish tek zonat erogjene që kanë kohë që të presin.
Tek duart….
Duart ashtu si dhe buzët janë shumë të ndjeshme. Duart analizojnë dhe vlerësojnë shumë mirë kontaktet, ashtu si dhe buzët. Buzët dhe duart janë instrumentet tanë: duart përkëdhelin buzët dhe buzët puthin. Të puthësh duart do të thotë t’u thuash të ndalojnë një çast, mbase para se të përkëdhelin. Sepse duart jane magjike……
Përgatiti
Anilejda Gjeta


Leave a Reply