L.G (23) nga rrethi i Pejës“Fqiu im serb, para se të përfshihej në luftë edhe ana jonë, një mëngjes, hapi derën e oborrit dhe duke thirrur vëllanë tha: Ne nuk do ta ngatërrojmë fqinjësinë, pavarësisht se si do të zhvillohet situata. Vëllai e lute të hynte brenda, si zakonisht, se ishim fqinjë të parë, por ai e refuzoi me arsyetim se ishte i zënë. Kjo ka ndodhur një javë para intervenimit të NATO-s në Kosovë, por kjo nuk do të thotë se ne i besonim atij. Ashtu jemi marrë vesh me fqiun serb, që cilado ushtri që të hynte në fshat, ne ta mbronim njëri-tjetrin. Dikush thoshte se ai, pra fqiu ynë rreth dyzetave, ishte në formacionet paramilitare serbe, por ne, nuk e kishim parë të ngatërrohej në ato radhë. Më 3 prill 1999, rreth ores 23.00, ai ka trokitur në dyert tona, së bashku me tetë paramilitarë të tjerë. Tre kanë qenë të maskuar, gjashtë të tjerë pa maska. Vëllai ësthë largura shpejt nga shtëpia, përmes murit të thyer të fqiuttonë shqiptar, prapa shtëpisë që çonte në zabelin e afërt, ndëras, une¨dhe dy motrat e tjera më të reja, së bashku me hallën, mbetëm në shtëpi. Njëra nga motrat, a vrapuar të kërkonte ndihmë te fqiu serb, sipas premtimeve të tij për të na mbrojtur, por nga shtëpia e tij, nuk u përgjigj askush. Paramilitarët, hynë brenda dhe kërkuan armë dhe pasi u bindën se në shtëpi nuk kishte diçka të tillë, u ulën në dhomë dhe kërkuan kafe. Duke kërkuar kafe, doli në korridor dhe thirri me sa zë që kishte, sepse ai, gjoja kishte gjetur diçka të dyshimtë. I thashë: unë duhet të dalë? E ai ka bërtitur, ti pikërisht ti! Kam dalë në korridor, e prej aty, më ka kapur për dore e më ka tërhequr në dhomën tjetër të fjetjes. E kam kuptuar menjëherë se ësthë fqiu ynë që kishte premtuar siguri, por ai menjëherë tha: nëse kundërshton do tëtë vras dhe e ka përgatitur menjëherë pistoletin, që i thoshte “skorpion”. Ka insistuar që të zhvishem vetë, por kam refuzuar! Më ka thënë se kjo do të jetë kalimtre dhe askush nuk do ta kuptojë se çka ka ndodhur! Pastaj më ka thënë se ne nuk njjihemi dhe se ai ishte gjoja nga Nishi. Zërin ia njihja qind për qind, por, frikësohesha t’ia thosha se ti je ky, pranë shtëpisë sonë, ngaqë do të me¨vriste. Unë nuk kam dashur t’i nënshtrohem dhe kam filluar ta kundërshtoj. Ai ka bërtitur të madhe dhe m’i ka lidhur duart me pranga pas shpine dhe ka filluar të më zhvesh shumë gjakftohtë. Më thoshte se juve shqiptarëve, u bhjen në vete vetëm forca dhe frika. Më ka zhveshur. Dridhesha dhe fillova të qaj me zë. Në gjendje të tillë më ka dhunuar në dhomë për 40 minuta. Kanë dalë gjatë asaj kohe shumë paramilitarë në korridor për të vëzhguar gjendjen dhe jam e bindur se e kanë ditur çfarë po ndodhte në shtëpinë tonë! I vinte era alkool. U ngrit dhe pasi është veshur, m’i ka zgjidhur duart. Ka dalë në dhomën e paramilitarëve dhe ka kërkuar të dilnin nga shtëpia. Që të gjithë janë ngritur duke thënë, nëse këtu do të gjendet një burrrë do t’u vrasim sikur qenve dhe se këtu tash e tutje, thanë, do të kthehemi për t’u çlodhur, sa herë të kishin nevojë. Nëse ikni, do t’ju vrasim, na thane. Posa janë larguar nga shtëpia, ne jemi veshur dhe kemi braktisur shtëpinë, duke qëndruar në zabel tërë naten e ftohtë të atij prilli. Motrat dhe halla thane se sa nuk I kishin dhunuar, gjatë asaj kohe sa më kishin dhunuar mua, por kishin thënë se do të ktheheshin pas dy orësh që të na dhunonin neve të tjerat. Unë u tregova se çkfarë kishte ndodhur me mua në dhomën tjetër. Edhe motrat, por edhe halla e kishin kuptuar se dhunuesi ishte fqiu ynë, I cili e ka braktisru fshatin, pikërisht në ditët e hyrjes së trupave të NATO-s. E kanë pare duke ikur pa marrë asgjë nga shtëpia e vet. Ia kanë kallur tërësisht shtëpinë dhe nuk besoj se do të kthehet në Kosovë. Nëse e takoj përsëri vetë do të hakmerrem në të, jam betuar se nuk e fali”, thotë L.G (23) nga rrethi i Pejës, njëra nga femrat e dhunuara gjatë luftës në Kosovë.
Plaku është çmendur për vajzat dhe nusen e djalit!
Dy pleq, burrë e grua, qëndrojnë tejet të mërzitur nën një tendë të kampit italian numër dy në Kukës. Na drejtojnë refugjatët të takohemi me taq, s4epse janë në afërsi të tendale të ta poaliruarve nga burgu i Smrekovnicës, më datën 22 maj 1999 në Kukës. Bëjnë të ditur se atys qenkan bashkëshortët, të cilëve në afërsi të kufirit shqiptaro-shqiptar të Qafës së Morinës, forcat serbe ua kanë ndalur dy vajza dhe nusen e djalit. “Plaku ka luajtur”, thonë „ e plaka ende po mbahet“. Plaka N.Q. rrëfen se ditën kritike të muajit prill, janë nisur për në Kukës nga rrethi i Prizrenit. Nuk kemi ngrënë e as nuk kemi pirë dy ditë. Nuk na kanë lënë të shpëtojmë së bashku me vajza dhe me nusen që ka një fëmijë në Shqipëri. I kanë ndarë veçantë vajzat e veç nusen me fëmijë. Në njërin camion kishte vetëm vajza të reja e në tjetrin kishte gra të reja. Unë nuk di se farë ka ndodhur me to, sepse, neve nuk na pengua ntë kalojmë kufirin deri në Shqipëri. Një nuse që ka ardhur në Shqipëri të nesërmen, sepse ne kemi pritur te kufiri, ka treguar se çfarë kanë bërë shkiet me vajzat dhe nuset tona. Të gjitha i kanë dhunuar dhe i kanë rahur, thoshte ajo. Disa prej tyre edhe i kanë vrarë, pasi nuk kanë pranuar të çnjerëzoheshin. Më mirë t’i gjej të vdekura, por më dhimbset djali i vogël që ka mbetur me ato në këtë zjarr. Nuk po qetësohemi dot! Burri im ka luajtur nga menda! Gjithkujt i thotë, unë kam ardhur në Shqipëri, por vajzat dhe fëmijët kanë mbetur të luftojnë në Kosovë. Po përpiqem ta kuptoj, por e di se si më kurrë nuk do të vijë në vete. Nusja që ka ardhur këtu në Kukës ka thënë se i kanë keqtrajtuar shumë rëndë dhe i kanë vendosur në një çerdhe paramilitarësh, ku i dhunojnë sipas tekeve të tyre. Kush e di, ndoshta nuk ësthë ashtu, dhashtë zoti të hyjë Amerika në Kosovë, e ndoshta kthehemi në shtëpitë tona, në Kosovë“
© 2016, SHQIPËRIA E BASHKUAR


Leave a Reply