Nëse keni punë kohë të gjatë në kompjutor duhet ti mbroni sytë nga ky mjet.Disa udhëzime për shfrytëzuesit e tepërt të kompjuterit pë mbrojtje personale..
Dëmtimi i syve
– Sfondi përtej ekranit të mos jetë asnjëherë krejt i errët.
– Të mos ketë reflekse në ekran.
– Kontrasti dhe drita e ekranit të rregullohen në vlera mesatare.
– Ekrani duhet të jetë rreth 50-60 cm larg syve.
– Mundësisht të përdoret filtër për ekranin kundër reflekseve.
– Të shpluhuroset shpesh ekrani.
– Gjatë punës para kompjuterit është mirë që disa herë në orë të
shkëputet shikimi nga ekrani për rreth një minutë.
– Të rrotullohen sytë në ambientin përreth ose të paktën çdo një
orë të bëhet një pushim prej 15 minutash.
Rrezet ultraviolet dëmtojnë sytë
Ekspozimi i përzgjatur ose jo i duhur nën rrezet e diellit mund të shkaktojë dëmtim të syve. Rrezatimi nga rrezet ultravjollcë B rrezikon pjesët e jashtme të syrit, korenën, konjunktivën dhe lenten kristaline, duke shkaktuar irritim, tharje, skuqje dhe plakje të parakohshme.
Rrezatimi nga rrezet ultravjollcë A është më i rrezikshëm për lëkurën dhe sytë, sepse rrezet janë më të shkurtra dhe kanë aftësinë të penetrojnë më thellë në sy, duke dëmtuar retinën. Kataraktet dhe degjenerimi okular janë sëmundjet më të zakonshme të shkaktuara nga dielli. Përdorimi i syzeve të diellit për mbrojtje duhet të fillojë gjatë fëmijërisë. Duke minimizuar ekspozimin nën rrezatimin diellor, është e mundur që të parandalohet dëmtimi i indeve okulare nga rrezet ultravjollcë.
Tingujt dhe zhurmat “nxisin” shikimin
Për të perceptuar sende apo ngjarje të botës që na rrethon njeriu vë në punë shqisa të ndryshme. Shkencëtarët kanë gjetur dëshmi mbi atë që shqisat e të parit dhe dëgjimit janë të lidhura në mënyrë të pandashme me njëra-tjetrën. Neurologët kanë zbuluar se kur tingulli i një sendi të tërheq vëmendjen, atëherë të shtohet edhe aftësia për ta shquar këtë send.
Mund të thuhej se, nëse një send apo ngjarje lëshon një tingull apo zhurmë që përpara, atëherë ne do të ishim në gjendje ta shikonim atë më qartë. Studiuesit eksperimentuan me 33 vullnetarë duke dërguar dritë dhe zhurmë në fillim nga i njëjti drejtim e pastaj nga drejtime të ndryshme. Ky zbulim hedh dritë mbi mënyrën se si truri e vlerëson ambientin që na rrethon. Po ashtu ndihmon në zbulimin e llojeve të reja të kurimit për shqetësimet nervore.
Aftësia e syrit per te kapur driten
Syri i njeriut nganjëherë krahasohet me një kamera të gjallë mahnitëse. Ai ka një lente të përkryer që mund të fokusojë imazhet që shihen në një distancë prej disa centimetrash deri në disa kilometra. Ai ka një mekanizëm që përshtatet automatikisht me ndryshimin e intensiteteve të dritës dhe një film tepër të ndjeshëm dhe në dispozicion të vazhdueshëm. Rrezet e dritës futen në sy përmes kornesë (thierzës), membranës së fortë të jashtme që mbulon kokërdhokun e syrit dhe i ruan formën. Rrezet kalojnë më pas përmes së çarës në iris, pjesa me ngjyrë e syrit. Kjo e çarë është pupila, bebja e syrit, që ngushtohet apo zgjerohet automatikisht duke kontrolluar sasinë e dritës që futet. Imazhet e fokusuara bien mbi retinën që ndodhet prapa kokërdhokut të syrit.
Gjenet përgjegjës për ngjyrën e syve
Nëse do donit të bënit llogaritje për ngjyrën e syve të fëmijëve tuaj (me përafërsi), ku duhet të bazoheni? Përgjigjja do të ishte e thjeshtë, nëse do kishim një gjen të vetëm në një kromozom të vetëm, por kur kemi shumë gjene që karakterizojnë të njëjtin tipar, prandaj vështirësia rritet. Ngjyra e syve është një tipar që kontrollohet nga disa lloj gjenesh që ndodhen në kromozome të ndryshme, sepse ka akoma gjene të pazbuluar që mund të ndikojnë në ngjyrën e syve. Një ndër ta është gjeni i quajtur “bey2” i cili ka dy lloj alelesh përgjegjëse për ngjyrat blu dhe kafe, si dhe gjeni qendror “bey1” përgjegjës për ngjyrën kafe. Gjeni i quajtur “key” ka dy lloj alelesh për ngjyrat blu dhe jeshil. Aleli jeshil është dominant mbi alelin blu, por recesiv mbi alelin kaf.
Leave a Reply