SOT U VARROS LUFTËTARI I LIRISË, USHTAR I UÇK-SË GASPËR LACI:AFRO 18 VJET QËNDROI ME SHUMË PLAGË NË TRUP
Sot, me nderime kombëtare edhe nga pjesëtarë të FSK-së, në Dobërdol të Klinës, u varros Gaspër Laci (10. V. 1964 – 9. II. 2016), luftëtar i lirisë dhe ushtar i UÇK-së, nga Brigada 113 Mujë Krasniqi. I takon gjeneratës së gjimnazistëve të gjimnazit “Luigj Gurakuqi” të Klinës – paralelet e ndara në Kijevë, nga të cilat paralele dolën shumë atdhetarë, luftëtarë, dëshmorë, ish të burgosur politikë, intelejktualë etj. Gjatë luftës, nga kjo lagje qe vrarë nga ushtria serbe qe vrarë edhe plaku Ndrecë Laci (një plak atdhetar).
Dobërdoli njihet si vatër e shumë ngjarjeve historike, ndër to edhe i Kuvendit të Dobërdolit, ku merrnin pjesë dymijë veta të pranishëm e me 185 delegatë të 19 grupeve (gusht 1944) e ndër ta Marie Shllaku, Ymer Berisha, Sadik Rama, Ukë Sadikun, Alush Smajli, Kajtaz Ramadani, Ndue Përlleshi, Qazim Bajraktari etj etj.
Gaspër Laci, më 2 Korrik 1998, mori pjesë në luftimet e UÇK-së kundër forcave serbe. dhe aty plagoset rëndë, kur qenë plagosur edhe luftëtarë të tjerë të Dobërdolit dhe kur ra dëshmor Muhamet Haxhaj nga Gllareva ( për këtë ngjarje e për të rënët, në cilësinë e gazetarit të luftës, kam shkruar raportin tim ditor, të botuar të nesërmen në “Rilindja” më 3 korrik 1998, me titullin “Llapusha shënoi epopenë e UÇK-së”).
Gaspri prej atij korriku e deri para dy ditësh, kur shkoi në amshim, i barti në trup shumë plagë… dhe që gjatë luftës provoi spitalet. Së fundi, qe dërguar për shërim edhe në Turqi dhe në në spitalin e Prishtinës.
Për veprimtarinë e tij folën përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, si Zeqir Morina, Hysni Gucati, Remzi Vishaj, Valdet Berisha etj.
Ndërkaq, përcjellja e fundit u bë edhe me rite tradicionale fetare, në krye me meshtarin don Lenc Sopi, kurse një falenderim prekës, në emër të familjes, e lexoi nxënësja M. Laci.
( Prend Buzhala )
© 2016, SHQIPËRIA E BASHKUAR.
Leave a Reply