Ka disa dite qe mediat shqiptare po percjellin nje lajm per largimin e kengetarit shkodran Frederik Ndoci ,per ne SHBA . Dhe mendimi i gazetarve ,qe Frederiku po largohet ,se Shqiperia eshte pa nje te ardhme,por vete Frederiku ,shkruan ne profilin e tij ne facebook : – Mediat kan te drejte te imagjinojne gjithshka, e vertet eshte qe me duhet te largohem per disa muaj, por jo pergjithnje, pa e pastru edhe plehun e fundit nga kjo toke nuk me takon me u largu….pervec duartrokitjeve te sinqerta nuk mora asgja qe me takon nga memedheu, as prona as oferte per pune bile cfar asht ma e bukra me bene te futem ne kredi, pasi nuk kisha shpi, sepse ma kishin shembur militantet ose huliganet…tashti ndoshta shum kujt i interreson qe te largohem prej ketej, por mos harroni se varrin familjar i kam ketu, dhe se cdo nandor me takon te shkoj e ti pastroj barin e te kujdesem ashtu si do kujdesen te tjeret per mu, me pas.
Pra edhe nese deshironi, une ketu kam me kene 4-5 muaj ne vit sa me iu cjerr masken kuj te mundem.
Burimi : – Nga faqja personale e Frederikut
———————————————-
TIRANË- Fill pas publikimit të lajmit në media se Frederik Ndoci do të largohej nga Shqipëria për tu zhvendosur përfundimisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këngëtari ka rrëfyer të vërtetën e tij.I ftuar në rubrikën Opinion në ‘News 24’, Ndoci pohoi se nuk ka ndërmend të largohet nga vendi, ndërsa theksoi se ka prerë një biletë vajtje-ardhje për në Amerikë në muajin shkurt e kthimi në mars. Ai tha se ‘Në mediat “albanese” arti është në faqe të dytë’.
“E vërteta që mediat thonë është e pjesshme nga ajo që është në realitet. në Shqipëri gjithkush e ndjen veten nëse e ka mendjen të rrijë këtu. Vështirësitë janë të mëdha, por jam mundur të krijojë një ambient të mirë për familjen time. Gjithçka është mirë, por mund të ishte mirë. Ndaj kam ndërmend të bëjë diçka me fëmijët e mi. Unë si çdo njeri në Shqipëri, ose se ka gjetur veten. Unë nuk kam frikë të them të vërtetën. këtu ka një kast njerëzish të caktuar që e duan artin e mirëfilltë. Në shkurt do të iki, e do kthehem në mars. Mediat kanë bërë vetëm kur do iki dhe jo kur do vij. Por bileta mund të ndryshohet.”, tha Ndoci.
Ndër të tjera, këngëtari i mirënjohur shqiptar nuk kurseu as dozat e forta të mesazhit, drejtuar shqiptarëve. “Nëse ikën Frederik Ndoci, iki nga një popull që se gjeti veten kurrë, që kurrë nuk mendon për pasnesër. Pra të gjithë janë të irrituar me këtë situatë. Ndaj, flasim për vetën e parë, ndaj unë nuk kam pasur ndonjëherë se fitova lotarinë në Amerikë. Vendi im është këtu, për arsye se kamë shumë misione për të bërë artin. Por kam një tjetër mision më të madh. Ne po merremi me pastrime. Sazan Guri dhe Frederik Ndoci, shkuam në zona të thella të Pukës dhe shpërndamë ndihma në 31 dhjetor.”, tha ai.
Nga ana tjetër, Frederik Ndoci rrëfehu dhe momentet që kalon pranë familjes së tij, duke u kujdesur për dy fëmijët e tij. “Kam dy engjëj që mi ka fal i madhi Zot. Më del gjumi para se të bjerë zilja. Merrem me fëmijët, ti vesh, i përgatis për në kopsht. Atë që nuk e bëj në skenë e bëj me ta. Më pas kthehem në kuzhinë dhe hap News 24, e çel me lajmet tuaja.”, pohoi Ndoci.
Sakaq, këngëtari teksa u ndal tek jeta e tij personale dhe divorci me bashkëshorten, pohoi se: “Nuk jam nga ata që rrahin gratë, por i jap biletën. në këtë marrëdhënie gabimet nuk i kam bërë të ditura në kohë, pasi njerëzit ta bëjnë histori si duan ata.”.
————————————————————————-
‘Dorëzohet’ Frederik Ndoci: Do të kthehem në SHBA, ne pa të ardhme
Frederik Ndoci ka vendosur të kthehet sërish në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një intervistë për “Sot” këngëtari rrëfeu me keqardhje që Shqipëria nuk është vendi i duhur për të edukuar fëmijët e tij, prandaj do të largohet në më pak se një muaj dhe do të stabilizohet në ‘tokën e premtuar’.
“Planet e mia janë që bashkë me familjen nga muaji shkurt unë të largohem për në Amerikë. Po përgatis dhe folenë time atje, që të vijnë fëmijët dhe gruaja që të vazhdojmë jetën tonë atje. Nuk është se do ta lë Shqipërinë për fare, por 8 muaj në vit do qëndroj atje. Unë vetëm mund të jetoj në Shqipëri dhe gruaja po ashtu, por kemi dy fëmijët, që ata nuk kanë ndonjë të ardhme në Shqipëri. Më vjen keq që e them këtë, sepse nuk kam asgjë politike, por nuk kam çfarë flas më, nuk kam më mundësi të merrem me politikanët, me humbur kohën kot. Gjithkush e di vetë se çfarë bën, nëse do të mbesë në histori për mirë apo keq. Për mua nuk ka ndonjë të ardhme fëmijët e mi këtu. Politikanët vijnë në pushtet për të konsoliduar ato prona të tyre dhe lekët e tyre, asnjë nuk vjen për shqiptarinë, ka ikur idealizmi. Por dhe tërë politikanët në botë kështu bëjnë, në një mënyrë ose në një tjetër. Mënyra se si ato kanë mundësi ti rregullojnë punët është tjetër, e jona është tjetër”
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)


Leave a Reply