Sigurisht, një veprim të tillë e keni bërë me qindra herë. Por, ekzistojnë disa teori rreth këtij veprimi.
Teoria 1:
Disa thonë se ky veprim i ka rrënjët e lashta në kulturën pagane. Ata besonin se pemët ishin orakuj dhe ishin shtëpi për shpirtat dhe zotat, prandaj në kohën paganë është prekur pema për të ftuar shpirtat e mirë në mënyrë që të largojmë fatin e keq.
Nga ana tjetër, keltët besonin se duke prekur drurin kanë falenderuar shpirtat e mirë.
Sipas autorit të librit ‘The Good Luck Book’, Stefan Bechtel, një trokitja në dru është zhvilluar me kalimin e kohës, e cila përcjellë mirënjohjen për fatin e mirë që ju ka prirë, tranmseton Gazeta Blic.
Teoria 2:
Të krishterët besojnë se nëse prekni drurin, ju jeni duke kërkuar mbrojtje nga Krishti. Mbi këtë teori, nga druri bëhet kqyqi ku u kryqëzua Krishti.
Teoria 3:
Disa njerëz fajsojnë gjermanët. Sipas legjendës gjermane, kur jeni duke pirë me miqtë tuaj, duhet të troksini në tryezën e drurit në mënyrë që t’ju përcjellë fati i mirë, transmeton Gazeta Blic.
Gjermanët trokasin në tryezë për shkak të Stammtisch (tavolinat nëpër tavern) tradicionalisht janë bërë nga druri i lisit, ndërsa besohet se djalli nuk është gjendje të prekë drurin e lisit, prandaj edhe lisi konsiderohet si pemë e shenjtë.
Teoria 4:
E tëra është një lojë. Që nga fillimi i viteve 1800, fëmijët e kanë përdorë drurin për të luajtur.
Ashtu sikur të gjitha bestytnitë e mira, edhe kjo rrjedh nga disa lloj përzierjesh të kulturave. Megjithatë, nëse deri tani keni larguar fatin e keq duke prekur drurin dhe e besoni një gjë të tillë, atëherë vazhdoni të bëni. /Gazeta Blic/
http://www.shqiptari.eu


Leave a Reply