Rreth librit BREGU I HESHTJES të poetes Mimoza Çekici Rista
1.“Bregu i heshtjes”, para se te quhet nje liber me poezi, mendoj se mund te emertohej nje manual dashurie, ku Mimoza Rista me nje varg krijon nje vorbull te madhe e te shendritshme, ku terheq ne te ndjesi te papara dhe ne menyre magjike, dhimbje e dashuri, gjendje dhe kenaqesi, dufe dhe hove te mrekullueshme, elegance dashurore dhe finese e bukuri mardheniesh. Ajo shkruan “E dashuroj ditelindjen tende”. Sa ne menyre interesante e nderton vargun, ku pastaj merret me alkimine e mardhenieve, me ate qe eshte fatlumi e qe ka ndare jeten me Mimozen, ai fatlum te cilit i jane dedikuar aq poezi te mrekullueshme e qe ia ka lakmi shume kush.
2.Ne aeroportin e Cikagos, diku neper ndejse, gjeta te lene librin “Birds in literature” (Zogjte ne letersi) te Leonard Lutwack. Ndoshta ai liber s’kishte se ku rrinte me mire, vecse ne aeroport, bash aty ku si zogjte avionet ikin qiellit. Ne aeroplanet ka perhere vokacion zogjsh per t’u ngjitur lart e per te shtegtuar. Ne tere ato zogj qe silleshin neper letersi, ndoshta me e bukura, me e trajtuara ne menyre fine, me me sharm, me delikatese, me e trishtuara qe mjellma, ajo mjellme qe shetit ne ndergjegjen letrare edhe te Mimoza Ristes, leviz aq artistikisht ne poezite e kesaj autoreje.
E lexova dje me nje fryme librin e Mimozes, dhe jam krejt i sigurte se, nese Leonard Lutwack do e kishte ne dore poezine “Mjellma”, padyshim qe do e kishte permendur ne librin e tij Mimozen, Poetja jone do te kishte qene perkrah emrit te koleges se saj Silvia Plat po me poezine “Mjellmat”. S’ka asnje dyshim qe kur thua mjellmat e ke thene dhe liqenin, boten e madhe qe akoma frymezon imazhet dhe dashurite letrare te poeteve tuaj. Neper manualin poetik te Mimoza Ristes, aty ketu shkelqejne mbi siperfaqen e ujte te librit detaje vezulluese Si varke qaj ujrat e tua, Mjellma e valeve Mjellma dhe gjoli, Cironkat tek Pogradeci apo Pogradec Athine, Nen pershperimen e valeve, Varka e mallit mbi portin e pritjes, etj Gjitha keto krijojne ate qe ne letersi quhet areali i ujit, ai areal mrekullor e misterioz qe ka lageshtitur mijra e mijra fantazi e imazhe, ka luajtur me luspat e ujit, ka terhequr pjesen me substanciale te krijimit artistik te kesaj poeteje.
3.Sa here qe lexoj poezite e Mimoza Ristes dhe te disa poeteve shqiptare, s’di se si me kujtohet Elvira e Le Kleziose, pikerisht Elvira qe shetiste e kendonte aq bukur neper pyllin e pafund, neper pyllin nga i cili s’doli kurre. A nuk eshte Mimoza nje kengetare e letersise se vargut qe kendon ne pyllin e pafund te letersise sone? Ka shume melodi e tinguj muzike ne poezite e ketij libri. Ato bien ngadale e ne sfond, por e mbushin librin me tinguj nga me mrekulloret. Mimoza Rista jeton ne Greqi, ne atdheun e Mikis Theodhorakis, qe ka thene: Sa e shemtuar do te ishte bota sikur te mos ishte muzika. Ndjehet ne qenien e poezive, ne hovet e Mozes kenga e melodia, ndihen uverturat. Aty ketu duken e zhduken neper vargje detaje te tilla, si Me simfonite e frymes sone, Muzike qe kullon, Mesha e tingujve, Shopen, Luajme melodi te Cajkovskit, Tinguj qe pikojne, Fizarmonika e vjeter etj, qe i japin librit nje dimension tjeter, e bejne shume melodik. Rista nuk e terheq poezine ne gracken e dijeve dhe ndjesive te veta, por vete kjo potete eshte produkt tingujsh, jeta e saj eshte e futur ne muzike. E kujte me mire se kesaj poeteje i shkon fjala qe u perdor per te famshmen violinen e kuqe (para stradivareve), qe vetem nje puhize e lehte te kaloje mbi trupin e saj dhe ajo leshon tinguj e behet melodi.
4.Ka ca zjarmi ne energjine e ketij libri. Ka nje flake te fshehte qe e ngroh ate te terin. Vargje te tille si Ndizemi, ne zjarr shuhemi,Rrufe e flakeruar, Prushin thelle ta futesh ne gji, Mbreme kur digjesha, jane ca penelata te hedhura shpejt e po me kujdes qe i japin vende vende librit nje shije tunduese, nje eros i fshehur me kujdes e finese nga Mimoza Rista, nje eros shume ndjelles e lozonjar, qe e ben poezine trallitese dhe plot hov. Poezia MBREMJE eshte nje poezi antologjike qe luan kaq bukur me ndjesite e tilla, qe i thote dhe nuk i thote te fshehtat, e tundon dhe e ndjell lexuesin, si ne nje loje zjarresh te brendshem. Imazhiniste, me ca linja e lakore trupi, Rista eshte poete shume e kujdesshme, qe zgjedh me po kaq vemendje fjalet, qe i rrine hijshem ketyre casteve intime. Dhe prap aty, ne ate dhome, eshte personazhi dhe njeriu fatlum i saj, qe i gezohet casteve te fshehta. E gjithe kjo situate erotike e mrekullueshme me kujtoi shprehjen e famshme te Pablo Nerudes: Do te bej me ty, ate qe beri pranvera me qershite.
A eshte Mimoza Rista kete dite me librin e saj nje qershi mbi torte e poezise pogradecare, Patjeter qe po. Urime librit te saj.
Mark Simoni



Leave a Reply