Vazhdon të mbetet e tensionuar situata mes Rusisë dhe Turqisë. Një anije luftanije ruse ka qëlluar në shenjë paralajmërimi në drejtim të një anije peshkimi turke për të shmangur përplasjen.
Ngjarja ka ndodhur në Detin Egje, ku anija turke u afrua 600 metra drejt luftanijes ruse.
“Ekuipazhi i anijes ruse Smetlivy, 22 kilometra nga ishulli grek i Lemno, në veri të detit Egje, ka shmangur përplasjen me një peshkarexhë turke”,- thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Mbrojtjes ruse. Pas incidentit , zëvendësministri i mbrojtjes ruse Anatoly Antonov ka thirrur me urgjencë atasheun ushtarak të ambasadës turke në Rusi.
(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply