Yndyrat në gjak shkaktohen nga shumë faktorë, por kryesore është kequshqyerja.
Në qoftë se një organizëm funksionon në rregull, ai është i aftë të marrë lëndët ushqyese që i nevojiten dhe të nxjerrë jashtë ato që nuk duhen.
Për këtë njerëzit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për ushqimet që konsumojnë dhe antibiotikët që marrin. Gjithmonë pas një ushqimi të keq ose të rëndë, siç janë ato të fast-food-eve, çdo njeri duhet të pijë një çaj jeshil për të ndihmuar tretjen e ushqimit.
Hapi i parë që duhet të bëjë çdo individ, jo vetëm ata me yndyrë të lartë në gjak, është të marrin fermente laktike pas ushqimit, të cilat populli ynë nuk i njeh aspak. Këto fermente rrisin aktivitetin e florës bakteriale. Në momentin që shkatërrohet flora bakteriale të gjitha ushqimet që konsumon një njeri depozitohen në organizëm.
Dietat që përdorin vajzat e reja e shkatërrojnë florën bakteriale. Pas këtyre dietave dhe përdorimit të antibiotikëve është shumë e nevojshme marrja e fermenteve laktike për të pasuruar florën bakteriale.
Yndyrat
Yndyra është një lëndë ushqyese që përmban shumë energji. Në 100 gramë yndyrë ka dyfish më shumë energji sesa në 100 gramë karbohidrate. Kjo do të thotë që njerëzit duhet të bëjnë kujdes që të mos të konsumojnë shumë yndyra, sepse njeriu grumbullon shpjet shumë energji dhe prandaj rrezikon të bëhet i shëndoshë. Mund të jetë e vështirë për të parë sa yndyrë ka në një ushqim, vetëm kur ka gjalpë, vaj ose margarinë, që janë yndyra.
Prandaj, në disa ushqime flitet për dhjamë të fshehur, që është ai dhjamë që nuk mund të shihet direkt me sy. Për shembull, është e vështirë të shikohet se sa dhjamë ka te djathi, që mund të përmbaj nga 10 për qind deri në 80 për qind yndyrë. Për këtë arsye është mirë që të lexohet përbërja e produktit për ta parë se sa yndyrë ka në produktin ushqyes përkatës. Ushqimi i përpunuar industrial nuk është më i keq se ushqimi i gatuar në shtëpi, por duhet pasur parasysh që dhjami është më i lirë se mishi dhe prandaj për prodhuesit është me interes që të shkëmbejnë pjesë të mishit me dhjamë.
Nuk është shumë e shëndetshme që të hash shumë yndyrë. Midis të tjerave, konsumimi i ushqimeve me yndyrë është shumë i pashëndetshëm për enët e gjakut në trup, sepse yndyra mund të grumbullohet në muret e enëve të gjakut dhe në këtë mënyrë rritet rreziku për bllokimin e tyre, prej të cilave njeriu mund të vdesë. Ndër të tjera, sasia e madhe e yndyrës në ushqim bën që njeriu të peshojë shumë. Njeriu është në mbipeshë kur merr më shumë energji se sa ka nevojë, sepse trupi e grumbullon këtë energji shtesë në formë dhjami rreth barkut ose në vende të tjera të trupit.
Pasojat
Yndyrat në gjak shkaktojnë probleme serioze për shëndetin, siç janë: vdekjet nga zemra, sëmundjet e zemrës dhe të qarkullimit të gjakut, sëmundjet kardiovaskulare, funksionim jo të mirë të trurit, harresë, pagjumësi. Sëmundjet kardiovaskulare janë rrezik real për jetën e çdo njeriu. Këto sëmundje përbëjnë edhe sot shkakun kryesor të vdekjeve në botë, ku një përqindje e lartë e popullsisë ka gjetur vdekjen nga sëmundjet kardiovaskulare.
Një sëmundje kardiovaskulare është arterioskleroza, që është grumbullimi i lëndëve të yndyrshme (sidomos kolesterolit) në poret e brendshme të arterieve. Shumë faktorë për shfaqjen e këtyre sëmundjeve janë të lidhura me mënyrën e jetesës, pirjen e duhanit, hipertensionin, diabetin, mbipeshën si dhe mungesën e aktivitetit fizik.
Por, një përgjegjësi e madhe për shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare i përket kolesterolit dhe trigliceridit të lartë në gjak. Përsa i përket konsumimit të ushqimeve nuk rekomandohet asnjë recetë fikse që eliminon përdorimin e shumë ushqimeve, pasi e rëndësishme është që të jesh i shëndetshëm duke ngrënë çfarë të hahet. Por, pas çdo ngrënieje, duhet të përdoret çaji jeshil, fermente laktike, fruta, por jo me tepri, si dhe të eliminohet vaji i peshkut dhe përdorimi i limonit. Limoni nuk ndikon aspak në tretjen e yndyrave, siç pretendojnë shumë njerëz.
Pas ngrënies së limonit shkaktohet një reaksion në stomak, i cili e depoziton limonin në dhjamë e yndyrë. Përdorimi i sojës dhe vajit të peshkut me kombinim omega 3 dhe 6 (omega 6 ndikon në tretjen e yndyrave) është efektive për tretjen e yndyrave.
Trajtimi
Ilaçi bimor i quajtur No-Colest, i cili përthithet direkt nga organizmi, ka dhënë rezultate të mira për tretjen e yndyrave në gjak. Në sajë të përbërësve të tij, që janë: bergamo (agrume e ngjashme me limonin dhe portokallin), vaji i algave, orizi i kuq, fibra të lëngshme vegjetale, ky ilaç jo vetëm tret yndyrat, por rregullon edhe qarkullimin e gjakut.
Përbërësit bimorë të pranishëm në këtë preparat parafarmaceutik kryejnë funksione të ndryshme. Preparati bimor No-Colest gjendet në dy forma të ndryshme, që janë No-Colest në formë kapsule dhe No-colest në formë suko. No-Colest në formë kapsule është një ilaç ushqyes me bazë orizin e kuq të fermentuar, vaj vegjetal nga mikroalgat e detit, të pasura me acide të yndyrshme omega 3. Ndërsa No-Colest suko është një ilaç ushqyes me bazë fibrash të lëngshme vegjetale që ndihmojnë për uljen e thithjes së yndyrave dhe sheqernave që merren me ushqim.
No-Colest lufton trigliceridet, është antioksidant (largon helmet dhe papastërtitë nga organizmi), përmban vitamina, mbron kapilarët e gjakut, redukton nivelin e trigliceridit, agresionin e pllakëzave, viskozitetin e gjakut, ul presionin e gjakut, redukton fibrilimin e barkushes së zemrës dhe aritmisë. Efikasiteti i tij i përket bashkëveprimit të disa proceseve aktive si, acide të yndyrshme, fitosteroli, proteina, aminoacide, vitamina dhe minerale.
Problemet që shfaqin yndyrat
Yndyrat në gjak shkaktojnë probleme serioze për shëndetin, që janë:
Vdekjet nga zemra
Sëmundjet e zemrës
Sëmundjet e qarkullimit të gjakut
Sëmundjet kardiovaskulare
Funksionim jo të mirë të trurit
Harresë
Pagjumësi
Efektet e ilaçit bimor
Ilaçi bimor i quajtur No-Colest, i cili përthithet direkt nga organizmi, ka dhënë rezultate të mira për tretjen e yndyrave në gjak
Në sajë të përbërësve të tij, që janë: bergamo (agrume e ngjashme me limonin dhe portokallin), vaji i algave, orizi i kuq, fibra të lëngshme vegjetale, ky ilaç jo vetëm tret yndyrat, por rregullon edhe qarkullimin e gjakut
Preparati bimor No-Colest gjendet në dy forma të ndryshme, që janë No-Colest kapsulë dhe No-colest suko
No-Colest në formë kapsule është një ilaç ushqyes me bazë orizin e kuq të fermentuar, vaj vegjetal nga mikroalgat e detit, të pasura me acide të yndyrshme omega 3
Ndërsa No-Colest suko është një ilaç ushqyes me bazë fibrash të lëngshme vegjetale që ndihmojnë për uljen e thithjes së yndyrave dhe sheqernave që merren me ushqim
Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e yndyrave
Yndyrat mund të shfaqen tek kushdo, si tek peronat që kanë një sëmundje kronike (diabet), po ashtu edhe ata që nuk vuajnë nga këto sëmundje. Por, janë disa faktorë kryesorë që shkaktojnë këto yndyra. Pikësëpari, duhet të theksohet mosha, sepse kjo sëmundje prek më tepër personat mbi 40 vjeç, por mund të prekë edhe moshat e reja.
Por shenjat e para shfaqen pas të dyzetave. Kurse, për sa i përket seksit më të prekur janë meshkujt, sesa femrat. Këto të fundit deri në moshën 60 vjeç janë të mbrojtura nga disa hormone dhe nuk lejojnë rritjen e nivelit të yndyrave. Por edhe menopauza ka një rol të rëndësishëm; me shfaqjen e saj fillojnë edhe problemet dhe numri i grave me yndyrë të lartë barazohet me atë të burrave. Një tjetër faktor i rëndësishëm është raca. Arteroskleroza prek më tepër racën e bardhë. Të gjithë të sëmurët diabetikë, që kanë kaluar infarkt miokardi, duhet të shmangin hipoglicemine (ulje të diabetit), sepse një gjë e tillë bëhet shkak për rishfaqjen e këtij lloj infarkti.
Yndyrat, si duhet të kombinohen ushqimet
Ka disa lloj ushqimesh që duhet të hahen të shoqëruara me të tjera, sepse kështu bëhen më të dobishme për organizmin tonë. Studimet e bëra kanë treguar se nëse i ha karotat e grira në formë sallate, pa i hedhur vaj ulliri, mund të pakësosh sasinë e kalorive që merr, por humb marrjen e betakarotinës që është mjafte e vlefshme për trupin.
Vitamina A, ashtu sikurse dhe vitaminat D, E, K, absorbohen nga organizmi, vetëm në prani të yndyrave. Më përpara, konsiderohej e papërshtatshme të bashkoheshin proteinat me karbohidratet. Por sot, mendohet se ti shtosh llojeve të ndryshme të pastave (brumërave), pak fasule, bizele, apo thjerrëza, plotësohen më mirë nevojat proteinike të trupit.
Por ka edhe ushqime që këshillohet të mos bashkohen gjatë ngrënies. Kështu, djathi, që është i pasur me kalcium, kur hahet së bashku me mishin, pengon absorbimin e hekurit nga zorrët. Lakra e bardhë kur hahet me peshk, pengon absorbimin e jodit, që përmban peshku. Po ashtu, tanina që përmban çaji, pengon absorbimin e kalciumit që ndodhet në djathë, etj.
Leave a Reply