Eduart Ndocaj apo sic njihet gjerësisht si deputeti “kaubojs” i bën thirrje PD-së të mos përdorë imazhin e tij për protestë. Deklaratat ai i bëri në Kuvend, ku natyrisht është përcjellë me të qeshura nga deputetët e pranishëm. “Kaubojsi” tha se tashmë ai është një figurë shumë popullore.
“Mesa di festohet me datën tetë 25-vjetori i ardhjes së demokracisë dhe është një ditë e madhe, por nuk është ditë që duhet të dalim e të protestojmë dhe të përdoret imazhi im për të kërkuar; Partia Demokratike të përdorë imazhin tim nëpër faqebuqe për të kërkuar të protestojë përpara Kryeministrisë. Kjo është totalisht një dështim nëse Partia Demokratike do përdorë imazhin tim sepse jam kaq popullor dhe kaq pozitiv në këtë Parlament sa do ju dështojë totalisht. Por jam i bindur se jeni në kërkim të një lideri dhe s’do jem unë ai”,deklaroi Ndocaj./LAPSI.AL/
Leave a Reply