Te nderuar miq!
Duke ndjekur me vemendje ngjarjet ne France, nuk mund te them gje tjeter, pervecse ti shpreh ngushellimet familjeve qe humben te dashurit e tyre, ne nje sulm tjeter terrorist, sipas meje kesaj rradhe te permasave strategjike.
Kam thene dhe me pare se Shteti Islamik do te vazhdoje te jete nje kercenim global dhe qe do te duhen te pakten dhe 10 vite te tjera, qe ky rrezik dhe kercenim te minimizohet.
Imagjinoni nje vend si Franca, me ekonomi nga me te fortat ne bote, me ushtri moderne, 5 agjensi sherbimesh sekrete, 7 njesi shume speciale (nga ushtria, marina, xhandarmaria dhe policia) dhe me nje strukture dhe strategji solide kunderterrorizmi, me miliarda Euro shpenzime ne kete fushe dhe prape se prape e ka shume te veshtire qe te reagoje me shpejtesine dhe cilesine e duhur, pa deme kolaterale.
Me kete rast por dhe me perpara i kam bere thirrje qeverise Shqiptare, Kryeministrit Rama, qe te mos vazhdoje te injoroje Sigurine Kombetare, duke mos alokuar forndet e duhura. Jemi vendi me efektivat, personelin e sigurise me te papaguar ne Europe dhe me gjere. Operatoret tane speciale jane te papajisur, te pamotivuar, paguhen vetem me 400 $ ne muaj, me pak madje dhe se asnje vend i dores se trete (perfshire Uganden, Zairen, Kenian, Xhibutin, ku te pakten specialet paguhen me 800 $).
Sot me shume se kurre mendoj se rreziqet dhe kercenimet jane te medha per Kombin Shqiptar,por jo vetem nga terrorizmi. Levizjet e fundit te fqinjeve tane dhe veprimet e fshehta antishqiptare vazhdojne nen rrogoz, kurse politikanet tane ne vend qe te merren me sigurine Kombetare vazhdojne perfitojne padrejtesisht dhe ato pak para qe ka ne buxhetin e shtetit. Rasti me i keq eshte Mrika Kordheli, e cila me lidershipin e saj e ka cuar buxhetin ne me pak se 0.80%, politizim eksterm te ushtrise, korrupsion galopant, etj (e rendesishme eshte qe te mbushe xhepat ministri defakto i mbrojtjes arjan kraja). PS. Nuk dua te shkruaj me teper……………
Qeveria antishqiptare e Kosoves, ne vend qe te zhvilloje agjensite e vendosjes se ligjit, te krijoje urgjentisht forcat e armatosura dhe te forcoje Sigurine Kombetare,vazhdon me perulet, serviloset dhe ti nenshtrohet atyre qe jane kasapet e Europes (serbeve), qe vrane, prene, shperngulen dhe perdhunuan motrat dhe vellezerit tane. E ka te lehte Mustafovici, pasi akoma kujton se eshte ne Jugosllavine e bashkim-vellazerimit, qe firmos mareveshjet antishqiptare, sikur i ka ne prone te babes…..Jeten dhe gjakun per clirimin e Kosoves e dhane heronjte dhe veteranet, te cilet po kjo qeveri e ulet i ka lene ne harrese.
Turp se cfare njerezish mban toka jone dhe qe per me keq ne vete i votojme dhe perseri qahemi per to.
Ne FYROM si Ali Ahmeti dhe Mendu Thaqi, te dy krejtesisht te diskretituar, jane ne gare se kush do ti afroje me shume “besnikeri dhe perulje” ne kurriz te vellezerve tane ne trojet Shqiptare Perendimore, qe te bejne koalicion “qelbesirash” me kryeministrin e ri “demokrat dhe properendimor” se shpejti.
Te nderuar bashkekombas!
Nuk duhet te qahemi cdo dite, por duhet te bashkohemi dhe te reagojme ne menyre demokratike dhe me pergjegjsdhmeri per te ardhmen e Kombit Shqiptar dhe tia leme drejtimin e vendit atyre qe e duan, qe jane te afte, te pakorruptuar dhe qe jane te gatshem te vdesin per te. DD.
© 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply