Në Prekazin heroik, në kullën e Jasharëve , nuk trembej sy as çerpik, aty ishin trimat e lirisë me shpirtin më heroik, luftuan heroikisht me më të ndytin armik, ne jemi gjak i Skënderbeut s’ ka ç’të na bëj asnjë armik, ne edhe shpirtin e kemi t’mbushur me forcë dhe çelik ti e gjora Serbi më mirë nga këtu ik, se brenda kemi komandant Adem dhe Hamzë Jasharin, dhe trimat e lirisë që s’trembin dot sy, as çerpikë , të tillë kemi lindur me shpirt heroik nuk njohim robëri madje asnjë armik, ne jemi dielli i atdheut , ndriçim të përjetshëm do i japim tokës edhe qiellit, këtu ishte qëndresa , këtu ishte mburoja , këtu ishte UÇK-ja që kishte rreshtuar mijëra shqiponja këtu në këtë vend heroik, lindën miliona shpresa , këtu asnjë çmim nuk njeh pos lirisë më jeta, këtu ishte është dhe do të jetë nderi dhe gjithë krenaria, pa gjakun e heroizmin tonë nuk do të vinte liria, kjo ishte epopeja më e lavdishme që njohu njerëzia , këtu e ka fillimin edhe rrugëtimin edhe vet liria ,këtë e thotë qartë edhe memoriali i të rënëve por edhe historia , në majën e kullave legjendare, valevitet flamuri kuq e zi prej secilës vite më parë shihej shumë qartë liria , bashkë me të sot lartësohet heroizmi ,sakrifica dhe flijimi i tyre për bashkim dhe lirI, në Kullën e Jasharëve në Kullën e Legjendarëve në këtë vend të shenjët të ndritur në histori , këtu merren mësimet dhe frymëzimet si ecet tutje edhe në liri dhe pavarësi .
AUTOR : ILMI TAHIRI PODUJEVË
© 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR.
Leave a Reply