Kur shikoj varferinë e tejskajshme të qytetit tim ,kur shoh anarshine politike që i ka pëfshire të dyja kampet , kur shoh qeverisjen qëndrore dhe atë lokale që ..përplasin brirët në kurriz të popullit .. më vjen vërtet të bërtas, por ështe e kotë..
Në Shkodrën me emër te madh , ka mbet diku i strukur djepi i kultures por askush se përkund..
Mallkimi i pabesis ndaj Rozafes vazhdon të bjer pa meshire mbi këte qytet…. Në kulturën politike të këtij qyteti ,që kurre se pati fatin të gëzohet , as të ketë bereqet nga liderët që rriti ,vazhdon të sundoj miti i vetgjyqesise..
Ata që e detyruan Nolin të largohet., ata që Gurakuqin e përcodhen pabesisht në boten tjeter..na sollën Mbretin Zog që përçudnoj Shkodrën dhe presekutoj ashpër malsitë e saj ..?
Ata që vranë dhe presekutuan ajkën intelektuale të këtij qyteti ..instaluan diktaturën më të eger në Europe..që më shumë se Shkodrën nuk shtypi askënd..
Sa,herë që historia e këtij vendi pati nevoj për ndryshime këtu lindën liderat e parë..por mallkimi politik gjithmon na goditi të parët..
Vitet ’90 ..lideret e asaj kohe ,,, ëndrrat e demokracise tani duket se kan vdekur..?
Për një çerek shekull ky qytet u përdor politikish ,dhe mbeti gjithmon varfer..
Por më keq dhe më në ullkryq se tani nuk ka qëne asnjehere …. Pushteti qëndror në emër të PS (që vetëm emrin ka në Shkodër ).. me dorën korruptive të LSI..po rjep çdo qindark që mundet ,nga ky popull që është penduar shume për votat që i dha..
Pushteti lokal që ala vazhdon luftën e klaneve duket i paafte për të qeverisur..
Të mençurit heshtin.., militantët zënë karrigat.. sekserët bëjnë organikën e administratës
Rrugeve te qytetit ëndet paknaqsia e atyre që nuk kan ikur ala diku në perendim..dhe mallkimi politik vazhdon të bëje ligjin në zhvidhimin, ekonomik ,kulturor dhe social….Ka më shume se një shekull që kurre nuk patëm fatin ta kemi mbështetjen e atyre që drejtuan shtetin…Në fakt , jo gjithmon se nuk na deshën ata ..por shpesh nuk deshëm veten….
“Faleminderit ,, politike…!!
Të gjitha ja vrave këtij qyteti ..vetëm buzqeshja i ka mbet ..por unë se kuptoj me kë po qeshet Shkodra ..? Me ty apo me veten..?
@L.Brigja 2015
© 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply