Karadayı, eshte nje serial dramatik turk prodhuar nga Ay Yapım, me regji te Uluç Bayraktar. Fitues i 18 Cmimeve Nderkombetare, nder te cilat Seriali me i mire dramatik. Ne rolet kryesore Kenan İmirzalıoğlu, Bergüzar Korel, Çetin Tekindor.
VLERESIME
Bassawards
•Sigla hapese me e mire
ILLESAM
•Seriali me i mire
Oscars of Media
•Aktorja me e mire – Bergüzar Korel
•Aktori me i mire – Kenan İmirzalıoğlu
Antalya Television Awards
•Seriali me i mire dramatik
•Aktori me i mire – Kenan İmirzalıoğlu
Golden Lion Awards
•Seriali me imire dramatik
•Aktori me i mire ne nje serial dramatik – Kenan İmirzalıoğlu
•Aktorja me e mire ne nje serial dramatik – Bergüzar Korel
•Aktori me i mire jo-protagonist Rıza Kocaoğlu
•Studio me e mire prodhuese Ay Yapım
AyaklıGazete TV Stars Awards
•Aktorja me e mire Bergüzar Korel
•Aktori me i mire Kenan İmirzalıoğlu
•Seriali me I mire dramatik
•Aktori me I mire jo-protagonist Yurdaer Okur
•Muzika me e mire Toygar Işıklı
•Regjisori me I mire Cem Karcı Uluç Bayraktar
•Best Art Director Karadayı
Sheshi Bejazët, Stamboll, në vitet 1973… Profesionet, vendet e lindjes dhe madje edhe fetë e tregtarëve artizanë janë të ndryshme… Por për të gjithë ata, ky shesh është kthyer në një shtëpi, i ka bërë vëllezër me njëri–tjetrin dhe i vetmi telash i tyre është lufta për bukën e gojës…
Kibar Nazifi dhe djali i tij Mahiri, janë bebet e syrit të lagjes… Sepse ata nuk përpiqen vetëm për jetën e tyre, por merren edhe me problemet dhe lumturinë e të tjerëve… Prej vitesh, atë e bir, krah për krah janë bërë si një mur kundër vagabondëve që i kanë vënë syrin atyre dy kacidheve të tregtarëve artizanë të lagjes, aq sa të gjithë zotërinjtë që kanë zënë qoshet e Stambollit e dinë që Bejazëti është shtëpia e Kibar Nazifit dhe Mahirit. Aty s’mund të futesh pa leje.
Mahiri e konsideron veten njeriun më me fat në botë. Sepse babai i tij, Kibar Nazifi, është një njeri i ndershëm e i guximshëm. Për të, përrallat që i ati i ka treguar kur ka qenë fëmijë, nuk janë vetëm përralla, por mësime për jetën, rregulla. “Nëse do të bëhesh vërtet burrë, nuk duhet të shkaktosh frikë rreth teje. Duhet të bësh gjithçka për njerëzit. Matjua pulsin njerëzve. Njihe skamjen. Rritu me skamjen dhe kur të kesh, të dish ta ndash me të tjerët. Madje, deri në monedhën e fundit.”
Rruga që ka ndjekur i ati është drejtimi i duhur për të. Nga i ati mëson t’i dojë shumë njerëzit, por preferon që peshoren e drejtësisë ta anojë gjithmonë nga i drejti dhe i persekutuari. Me plakjen e Kibar Nazifit, si këpucarinë, si vendin në tryezë, ashtu edhe autoritetin në lagje ai ia lë trashëgimi djalit të tij. Tashmë Mahiri është edhe direku i shtëpisë, edhe i lagjes. Njerëzit e lagjes e duan Mahirin si vëllanë e tyre të madh dhe e mbajnë në gjirin e tyre. Meqë e konsiderojnë më të zgjuar e më të fortë se vetë ata, zgjedhin me dëshirë që ta pasojnë atë.
Por fakti që sa vjen e njerëzit e duan më shumë Mahirin fillon t’i shqetësojë shumë zotërinjtë e Stambollit. Sepse Mahiri qëndron si kështjellë para pasurisë dhe reputacionit që ata duan të arrijnë. Për këtë arsye, përpiqen shumë herë ta blejnë, por nuk mund ta bëjnë Mahirin të jepet pas parasë. Përpiqen ta vrasin, por Mahirin e mbrojnë lutjet e një lagjeje të tërë. As plumbi nuk e kap. Mahiri kthehet nga vdekja, por jo nga rruga që ka nisur. Prandaj, ai ka gjithmonë me vete dashurinë, respektin dhe nderimin e të gjithëve.
Afron dita e fejesës së Mahirit. Jo vetëm Kibar Nazifi, por e gjithë lagjja përgatitet me emocion për fejesën e tij. Mahiri do të fejohet me vajzën më të bukur të lagjes, Ajtenin. Por më shumë se për bukurinë e saj, ai i ka thënë “po” kësaj martesë për shkak të fjalës së të atit. Sepse e di që “i ati nuk gabon kurrë”… Ajtenin, Kibar Nazifit ia kanë lënë amanet prindërit e saj. Për këtë arsye, Kibar Nazifi dëshiron që Ajteni të jetë nusja e djalit të tij. Mahiri nuk e njeh dashurinë. Për të e shenjtë është familja. Prandaj nuk kundërshton diçka që është e duhura për ta.
Ndërsa Mahiri është i zënë me të fejuarën e tij nga lagjja, në Prokurorinë e Stambollit kryhet një vrasje. Kryeprokurori Sylejman vritet nga prokurori Turgut, të cilit ai i ka zbuluar parregullsi korruptive. Turguti e vret pa iu dridhur qerpiku kryeprokurorin, i cili e ka kërcënuar atë se do t’ia marrë të gjithë fuqinë që ai kishte krijuar deri në atë moment. I telefonon menjëherë Nexhdetit, të cilin e njeh që fëmijë dhe që e ka krahun e tij të djathtë në kësi lloj punësh. Duhet që dikush tjetër ta marrë përsipër këtë vrasje, në vend të tij. Por Turguti e di mirë që dënimi për vrasjen e një funksionari, në vendin e tij të punës është vdekja. Nexhdeti e di që askush nuk mund të shkojë me dëshirë drejt litarit. Prandaj, kërkon që me një gur të vrasë dy zogj. Vendos të dërgojë në litar, Mahirin, beben e syrit të popullit të Bejazëtit. Kështu, me largimin e hijes së Mahirit nga sheshi, për Nexhdetin do të jetë një lojë fëmijësh të bëhet i famshëm në atë vend dhe të bëhet pronar i kazinosë që e dëshiron aq shumë. Sepse Nexhdeti e di që po e preve litarin që mban të lidhur turrën, turra shpërndahet. Pa Mahirin tregtarët artizanë të Bejazëtit janë thëllëza gati për t’u gjuajtur.
Fillon të vërë në jetë planin. Policia vjen për ta marrë Mahirin gjatë fejesës së tij. Do të simulohet kapje në flagrancë. Në procesverbal do të pasqyrohet sikur Mahiri e ka vrarë në atë moment kryeprokurorin. Po ndodh diçka e paplanifikuar. Në “festë” merr pjesë edhe Kibar Nazifi, që nuk do ta dërgojë të birin në prokurori. Me futjen në zyrën e kryeprokurorit regjistrimi i tij si vrasës do të zgjasë vetëm disa momente. Pa e kuptuar, Nazifi e gjen veten në burg, me armën e krimit në dorë, me mbishkrimin “vrasës” në ballë. Kjo nuk është hera e parë që Nazifi bie në burg, por është hera e parë që mbyllet pas hekurave për një krim që nuk e ka kryer.
Mahiri tërbohet fare. Futet edhe në vrimë të gjilpërës për të gjetur ata që ia bënë këtë të atit. Hap folenë e urithëve dhe kontrollon edhe poshtë gurëve. Por gjen vetëm heshtje. Deri sot Mahiri kurrë nuk kishte dylyftuar fshehtas. Në të gjitha dyluftimet kishte zënë vend i sigurt në vetvete, në radhën e parë. Por këtë herë, armiku i tij ishte fshehur. Mahiri kupton që pa zgjidhur këtë të fshehtë, nuk do të mundë ta shpëtojë të atin. Edhe të gjitha nyjet zgjidhen në gjykatë. Aq sa një çështje të tillë, të rëndësishme, ia kanë caktuar një gjyqtareje të re. Gjyqtarja, që në seancën e parë merr vendim për fshehtësi të dosjes. Kjo do të thotë, që as avokati i Nazifit s’mund të mësojë gjë lidhur me ato që ndodhin gjatë hetimeve. Në sytë e Mahirit edhe kjo femër është një pjesë e lojës. Për ta prishur këtë lojë, Mahiri duhet të hyjë në gjykatë dhe të gjendet pranë kësaj femre. Në sajë të një miku të vjetër të familjes, avokat Erdalit, hyn në gjykatë si avokat stazhier. Jeta i mëson përsëri Mahirit se drejtësia që ka mësuar nga i ati është e shitur në këtë botë.
Gjyqtare Ferideja është gjyqtarja më e zgjuar, më e bukur dhe në fakt më e dhënë pas punës në Gjykatën e Stambollit. Por deri sot Ferideja ka bërë një jetë të sigurt, nga i ati i saj deputet dhe gjyshi i saj veteran lufte. Edhe pse për vite të tëra ka punuar në çdo cep të vendit, nuk e ka hapur asnjëherë portën e kësaj jete të sigurt. E vetmja gjë e drejtë për të është ajo që shkruhet në librat e së drejtës. Nuk e vë re se duke bërë të vetat nenet e ligjeve më së shumti është larguar nga rruga, nga njerëzit dhe nga ndërgjegjja. Në dhënien e vendimeve dëgjon vetëm ligjin, jo ndërgjegjen e saj. Pa e ditur që vrasësi i vërtetë është kolegu i saj dhe prokurori i kësaj çështjeje, prokuror Turguti, ajo do të shqetësohet vetëm që të ekzekutojë sa më parë Kibar Nazifin. Sepse të gjitha provat e dukshme tregojnë Nazifin si vrasës. Edhe Ferideja nuk e di ende ndryshimin mes shikimit dhe vrojtimit. Këtë, të gjitha mësimet e jetës, ndërgjegjen dhe rrugën, asaj do t’ia mësojë Mahiri.
Mahiri fillon të bëjë stazhin e avokatit pranë Feridesë. Qëllimi i tij është që në pak ditë të shohë dosjen e kyçur, të mësojë të gjithë njerëzit e shitur e t’i demaskojë ata. Por planet e Mahirit nuk zhvillohen ashtu si i mendon ai. Koha e punës pranë gjyqtare Feridesë, e cila do të japë vendimin për varjen e të atit do të zgjatet. Ai s’po arrin dot të shohë dosjen. Sa më shumë largohet nga dosja, aq më shumë afrohet me Feridenë.
Mahiri është një djalë i gatshëm edhe të vdesë për të atin. E konsideron jetën e të atit më të shenjtë se e tija dhe të gjitha përpjekjet e tij do të jenë për ta shpëtuar atë. Edhe kur i hyn kësaj rruge, pengesat para tij do të vijnë duke u shtuar dhe të gjithë zotërinjtë e Stambollit, me në krye Turgutin, do të betohen për ta zhdukur Mahirin. Por ngaqë Mahiri e merr forcën e tij nga drejtësia dhe nga dashuria për të atin, nuk është aspak e lehtë ta shembësh atë. Kur ata do të përpiqen ta shtypin Mahirin, ai do të lartësohet më shumë, aq sa do t’i zgjatë dorën edhe viktimave të tjera, që kanë vuajtur si ai. Në këtë rrugë, ku ai u fut si djaloshi i një lagjeje të vogël, rreth tij do të mblidhen shumë më tepër njerëz që do ta shohin atë si hero. Ndërsa Mahiri do të vazhdojë të fuqizohet, e vetmja dobësi e tij do të mbetet zemra e tij, dashuria e tij për Feridenë. Jeta e babait të tij varet nga buzët e gruas që ai dashuron.
Vizion Plus


Leave a Reply