Tobbe Malb është artisti dhe farkëtari nga Suedia që momentalisht banon në Norvegji. Në një galeri të quajtur Bolt Poetry (Poezi bulonash), Malm transformon bulonat e vjetra prej çeliku të gjetura në një magazinë të vjetër në Bergsladen, Suedi. Tobbe shpjegon:
“I gjeta ato në një magazinë. Ato ishin aty për një kohë të gjatë dhe mund të kishin qëndruar aty dhe mund të ishin ndryshkur e kthyer në formën e tyre minerale. Këto bulona me forma më kujtuan format e njeriut dhe për këtë vendosa se kisha diçka për të thënë. I nxeha ato, i raha, i ktheva dhe i përdrodha. Provova të krijoja relacione, takime dhe situata nga ajo që më vinte në moment kur i shikoja dhe papritur histori me dhimbje, gëzim, mërzi, ngrohtësi dhe humor mu gjenden para syve. Një lloj poezie u krijua, për këtë e titullova ashtu.”
Skulptura të realizuara me bulona të vjetër çeliku







Burim: http://twistedsifter.com/2015/03/tobbe-malm-transforms-steel-bolts-into-evocative-sculptures/


Leave a Reply