Në emer të kryesise se Shoqates Alba – Dansk” , ju urojme vellezerve shqiptare te besimit islam kudo qe ata jetojne e festen e madhe të Kurban Bajramit. Urojme qe kjo feste e madhe ti gjej shqiptaret edhe njehere te bashkuar dhe te pandare ne baza fetare, ashtu siç i ka gjetur per çdo vit duke u bere shembull unikat i nje kombi qe s’diti te perçahet por, perkundrazi respektoi me dashurine me te madhe vellezerit e besimeve te tjera dhe te gjithe popujt e botes duke ju zgjatur doren e miqesise dhe sinqeritetit si ne momentet e mira ashtu dhe ne te veshtira.
Kurban Bajrami eshte feste e fitoreve, sepse muslimani ndien sukses ne sigurimin e te drejtave e te zhvillimit shpirteror. Grumbullimi i besimtareve për t’u falur e festuar bashkarisht ne kete dite feste, tregon se duke u lutur per falje e fuqi besimi, Zoti u siguron sinqeritet, meshire e falje.
Fryma e kesaj mbledhje te lartesuar e te perkushtuar e meson muslimanin qe te fale te tjeret, qe edhe ata te falin dhe ky virtyt i faljes se meshiruesve do te ushtrohet nga Zoti dhe gjeresisht shkembehet edhe mes besimtareve. Kur muslimani në festen e Kurban Bajramit vendos fuqine e zemres se tij, duke iu nenshtruar ligjit te Zotit dhe duke bere nje jete te disiplinuar, ai lidh paqe me Zotin dhe vete eshte ne paqe me te gjithe njerezine.
Kurban Bajrami eshte feste e gezimit qe perseritet kah mot. Me rastin e kesaj dite, le t’i lutemi Zotit te Madheruar, qe të na drejtoje e te na forcoje besimin ne Te, e te na ruaje nga te ligat!
Na udhezo o Zot ne rrugen e drejte, e shtona dashuri e vellazeri midis nesh, per te miren e fese e te kombit!
E ju o vellezer, ne kete dite mendoni ,pak dhe jepni nga vetja per skamnoret dhe per femiljet bonjake dhe familjet qe humben te dashurit e tyre ne lufte se zoti do tu a shtoje pasurine dhe do tu realizoje dhe deshirat tuaja,silluni pak gezim dhe ketyre familjeve,qe dhe ata ta ndjejne gezimin e kesaj feste te madhe te besimit islam.
Jepni se do tju jepet.Edhe nje here gezuar dhe me fat Kurban Bajramin.
Me respekt per te gjithe ju.
Per Kryesine e Shoqates “Alba – Dansk”
Sekretari
Luigj Shkodrani
Kopenhagen – Danimarke 24/09/2015


Leave a Reply