Botuesi Mero Baze, gazetari që për 20 vjet është e pamundur të mos i gjesh një akuzë konkrete, me emër e mbiemër, me numër dosje, përqindje fitimi e sekser konkret, ndaj çdo zyrtari të lartë shqiptarë, sot ka shpërthyer kundër raportit sekret të OSBE-së për inkriminimin e zyrtarëve të lartë.
Sipas Bazes, ky raport ka dëmtuar seriozitetin e mediave tona. Ja çfarë shkruan gazetari Baze:
“ Dëmi i parë i madh i këtij banaliteti është fakti që raporte të tilla bëjnë të vërtetën relative dhe nxisin përbaltjen anonime, për t’i bërë të gjithë pis dhe për të nxitur politikisht fuqinë e opinionit publik. Kjo është jo vetëm kundër parimeve të OSBE¬së, por dhe 100 përqind kundër misionit të saj në Shqipëri, në një vend, ku liria e shtypit është boll e rrezikuar nga gjysmë të vërtetat.
Me këtë “rrjedhje” të OSBE¬së, sot ne duhet të respektojmë jo më çdo reporter shqiptar, por çdo shqiptar që shkruan me emër e mbiemër dhe në Facebook, pasi janë më realistë dhe më të përgjegjshëm sesa një zyrë që paguhet me miliona euro nga taksapaguesit perëndimorë për një vulgaritet të tillë. Një tjetër dëm të madh që bëjnë “rrjedhje” të tilla është zhgënjimi që krijojnë në opinion institucione të tilla. OSBE i ka të gjitha shanset të paguajë projekte investigative, të hartojë raporte profesionale dhe të jetë model dhe për median shqiptare se çfarë bën”
Por interesant është fakti se OSBE këtë raport e ka ndërtuar pikërisht mbi denoncimet e mediave tona dhe denoncuesi më i madh në këto 20 vjet është padyshim botuesi Mero Baze. Ajo çfarë është e pakuptueshme dhe nonsens, është thirrja e këtij gazetari për të mos i marr seriozisht edhe denoncimet e tij.
Nuk ndodh askund në botë ku një gazetar i bën thirrje një institucioni, që të mos ja marrin seriozisht akuzat për zyrtarët e korruptuar. Madje pikërisht për këtë gjë shkruhet. Po ndodh në Shqipëri.
http://syri.net


Leave a Reply