Shikimi me orë të tëra në monitorë, telefona të menqur, dhe tableta ka efekte anësore.
Një studim tregon se 68 përqind e gjeneratës “Y” vuajnë nga një „sëmundje digjitale“ e syve.
Shkencëtarët ka kohë që flasin për nje epidemi botërore, sepse njerëzit janë duke kaluar kohë para ekraneve si kurrë më parë. Të punësuarit që ushtrojnë profesionin e tyre në zyre të ndryshme, i kalojnë shumë shpesh tetë orë ose më shumë para kompjuterit. Tjera paisje me ekran si telefonat e mençur ose tabletat janë gjithashtu duke u përdorë në një mënyrë ekscesive – si në krevat, gjatë ngrënjës apo edhe në toalet.
Në Gjermani prej 40 milionë të punësuarish, rreth 20 milionë e tyre punojnë para ekraneve. Shumë të tjerë e kalojnë kohën e lirë para ekraneve. 83% e familjeve gjermane janë të kyqur në rrjet, madje 35 milionë banorë gjermanë përdorin internetin për të blerë gjëra online.
Mesatarisht në EU janë 73% të shtëpive të kyqura në rrjetë derisa Holanda kryeson në këtë drejtim me 94%. Kjo tregon se gati në çdo shtëpi ka ekrane që përdoren për orë të tëra për t’u kyqur në internet, dhe jo vetëm në EU por në gjithë Evropen. Por kush e bënë këtë çdo javë, çdo muaj e me vite të tëra duhet të ketë parasysh se nuk mbeten pa pasoja. Dëmi më i madh iu shkaktohet syve.
Më të rrezikuarit janë gjenerata „Y“, janë ata të lindur gjatë viteve 1977 deri 1998 apo më saktë që ishin tinejxherë gjatë viteve 1990 deri 2010. Janë kjo gjeneratë që është rritur në një kohë të rrethuar nga interneti e komunikimi mobil.
Në SHBA mjekët që një kohë të gjatë paralajmërojnë rrëzikun nga një „sëmundje digjitale“ të syve. Një studim i Vision Council tregon se vetëm nga Gjenerata Y janë 68 Përqind të sëmurë.
Kjo sëmundje mund të shkaktohet madje vetëm nga dy ose më shumë orë që kaloni para ekranit. Gjatë kësaj lentja e syrit e humb elasticitetin dhe duhet të tendoset /shtrengohet që të i kjartësoj gjërat në afërsi.
Simptomet janë të shumta si skuqja dhe acarimi i syve, sy të thatë, shiqim i paqartë, lodhje e syve por nuk përfundon me kaq pasi që kjo mund të kaloj në dhimbje të qafes e shpindës dhe në kokëdhimbje. Sipas eksperteve ngarkesa e madhe digjitale në sy është duke u bërë një problem i madh shëndetësorë.
Masat mbrojtëse janë shumë të thjeshta. Duhet thjeshtë të kaloni shumë më pak kohë para ekraneve. Pastaj shumë mjekë preferojnë pauza të shpeshta duke e hedhur shiqimin në largësi.
Studimet kanë treguar se gjatë qëndrimit tetëorësh para ekranit, varësisht nga detyra njeriu bënë 12 mijë deri në 33 mijë lëvizje të kokës dhe 4 mijë deri në 17 mijë reagime të bebëzës së syrit. Gjatë një dite pune.
Prandaj për ata që punojnë në zyre dhe para ekraneve është me rëndësi të pozicionohet mirë ulësja tavolina dhe ekrani. Në pozicionim të ulesës është këndi 90 shkallë i rëndësishëm sikurse në mes kofshes dhe pulpit ashtu dhe në mes të parakrahut që mbështetet në tavolinë dhe shpatullës. Tavolina duhet të jetë në lartësi të parakrahut dhe kështu të arrini tastieren pa mbështetur bërrylat në tavolinë.
Gjëja kryesore është shiqimi që në gjithë këtë konstelacion duhet të jetë i drejtë duke kapur pjesën e sipërme të ekranit juaj dhe duke mos përulur apo thyer qafen. Gjithashtu tendosjen e syve e zvogëloni nëse i evitoni reflektimet shtesë psh nga dielli nëse ia keni kthyer shpinën dritarës.
Tanimë egzistojnë edhe aplikacione që ju mundësojnë të shihni se si qëndroni me stres të shiqimit. Ato mund ta gjeni me termin „Eye strain“ në appstore.


Leave a Reply