Shqipëri-Danimarkë, një ndeshje e bukur por që ka mbaruar me një rezultat të barabartë 0-0.
Në Minutën e 92′ Odise Roshi kishte mundësinë të bënte historin, por u ndal përball portës daneze.
Në minutën e 82′ De Biazi bën lëvizjen e radhës, nxjerr nga fusha Gashin dhe vjen me energji të reja Odise Roshi.

Në minutën e 74′ danezët shënojnë gol, por anuluhet për pozicion jashtë loje.
Danezët e nisin pjesën e dytë me dy zëvendësimi dhe me këmbënguljen për fitore. Në minutën e 55 dhe të 60 danezët janë shumë afër golit, por Berisha shpëton portën.
Heroi i kuqezinjve në Kopenhagen ka qenë portieri Etrit Berisha, i cili ka shmangur shumë raste të rrezikshme për gol nga vendasit.
Shqipëria mbyll edhe një ndeshje pa provuar shijen e humbjes në Eliminatoret e Kampionatit Europian 2016.
Tashmë kuqezinjtë kanë 11 pikë në vendin e tretë pas Danimarkën,por me një ndeshje më pak se nordikët duke pasur shanse reale për t’i parakaluar.




INA


Leave a Reply