Kuqezinjtë, nëpërmjet postimeve të ndryshme në rrjetet sociale kanë thënë fjalët e tyre dhe synimin për ndeshjen me Danimarkën, por edhe për atë me Portugalinë. Të përkushtuar në maksimum, futbollistët e Kombëtares shqiptare janë më të bashkuar se kurrë, të gjithë për një qëllim.
Ashtu si të gjithë shqiptarët anembanë botës, edhe ata duan kualifikimin për në “Euro 2016” dhe shpesh në deklarimet e tyre kanë thënë se do të japin shpirtin në fushë për të marrë rezultate pozitive.
Një nga futbollistët kuqezi, Amir Abrashi, është optimist dhe i sheh dy ndeshjet e radhës si vendimtare. Ja si shkruan Abrashi në komentin e tij: “Të bashkuar për një qëllim. Forca Shqipëri! Dy ndeshjet e radhës janë vendimtare për ne dhe duhet të marrim rezultate pozitive për ju tifozë”.
Abrashi është nga mesfushorët punëtorë dhe stabël në formacionin e De Biazit, një nga futbollistët që vrapon më shumë në fushën e lojës. Ai jo vetëm prish aksionet e kundërshtarit, por shpesh hap lojën në krah dhe vertikalizon për sulmuesit.
© 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply