Në vendet industriale çdo i dyti njeri vdes nga pasoja e sulmit në zemër ose tru.
Në vendet industriale çdo i dyti njeri vdes nga pasoja e sulmit në zemër ose tru. Për të dhënë prognozën nëse dikush është më i prirë ndaj sulmit në zemër apo tru, nuk është e mjaftueshme që mjekët të dinë vetëm se si ushqehet njeriu, a qarkullon, sa është i rëndë apo a konsumon cigare por edhe a ka inflamacione të rrezikshme në enët e gjakut.
Mjekët me lehtësi në skanerin CT, pas injektimit të kontrastit të posaçëm, mund të vërtetojnë nëse ka ardhur deri te inflamacioni apo ngushtimi i enëve të gjakut. Kjo pajisje krijon fotografinë tredimensionale të rëntgenit në të cilën jep pamjen e enëve të gjakut, të cilat duke iu falënderuar lëngut të injektuar, bëhen të dukshme. Problemi është që mjekët gjatë këtij incizimi nuk shohin enën e gjakut por lëngun e injektuar.
“Ndërkohë kemi ardhur tek zbulimi që sulmet në zemër krijohen në vendet ku ngushtimet janë tërësisht të vogla ose nuk ekzistojnë fare”, ka deklaruar mjeku Michael Schaffers nga Klinika universitare në Minsteru.
Pjesët e kalcifikuara të enëve të gjakut janë të dukshme edhe në skanerët CT, sepse janë më të trasha se qelizat e gjakut, por as kjo nuk është indikator i sigurt që do të shkojë deri te infarkti.
“Shtresa e kalcifikuar mund të ekzistojë edhe 20 vjet pas inflamacionit, por inflamacioni nuk është më aktiv. Nuk është e mjaftueshme vetëm të dihet nëse ka ardhur deri te ngushtimi i enëve të gjakut apo a ekziston shtresa e kalcifikuar”, ka shtuar ai.
Zgjidhjen e ofron nanoteknologjia. Hulumtuesit kanë arritur të ndërtojnë molekulat që lidhen me proteinat që nxisin infeksionet. Këto molekula quhen “zbulues” (Tracer), sepse kështu inflamacioni bëhet i dukshëm edhe në skanerët CT.
“Zbuluesit” ose “trejserët” janë të përzier me radioaktivitet ose ngjyrat fluoroscente, ndërsa pastaj duke iu falënderuar dritës apo radioaktivitetit mund të maten. Kështu është lehtë të shihet sistemi molekular i organeve të caktuara”, ka bërë të ditur Schaffers.
Shkencëtarët në eksperimente në minj kanë arritur të formojnë fotografitë tredimensionale të inflamacioneve arterosklerotike. Nëse ju shkon për dore që këtë teknikë ta aplikojnë edhe në njerëz, mund të bëjnë prognozën për secilin pacient, veçanërisht rrezikun nga sulmi në zemër.
Kjo teknikë ofron mundësi për diagnostikimin edhe të sëmundjeve tjera, tek të cilat përcaktimi i hershëm është vendimtar për shërim të suksesshëm, tha mjeku Andreas Jordan, pionier në përdorimin klinik të nanoteknologjisë. Për shembull, në rastin e kancerit dhe sklerozës së shumëfishtë, inflamacioneve të sistemit nervor qendror, shërimi është efikas vetëm me rastin e zbulimit të hershëm, në të kundërtën paraliza shkakton vdekjen.
“Në parim kjo na çon në drejtimin e ardhshëm: kur mund të zbulojmë diçka të tillë, kur mund t’i zbulojmë herët sëmundjet e tilla, mund të zhvillojmë edhe konceptin specifik terapeutik”, ka theksuar Jordan.


Leave a Reply