Nuk ka dyshim se ndarjet mund të jenë të dhimbshme dhe se është e vështirë të besoni në dashuri përsëri. Por ka mënyra për t’u shëruar nga dhimbja. Ja disa këshilla nga Dr Phil për shërimin e zemrës së thyer:
Në këtë kohë, është absolutisht e domosdoshme për të vënë dhimbjen pas jush dhe të shkoni përpara me jetën dhe dashurinë tuaj. Përndryshe, ju jeni duke ia dhënë fuqinë tuaj njerëzve që ju kanë lënduar.
Ndonjëherë marrëdhënia që ju duhet të shpëtoni është marrëdhënia me veten. Të kaloni dhimbjen e një ndarjeje ka të bëjë me ju dhe jo ishin tuaj.
Mos filloni të mendoni rreth të qenit miq menjëherë. Ju duhet të jeni miku juaj më parë.
Dhimbja është një proces nëpër të cilin kalojmë, jo destinacioni i fundit. Në këtë proces çdo hap i vogël është pjesë e shërimin tuaj.
Definoni qëllimet tuaja të vërteta. A jeni duke u përpjekur për ta harruar atë apo jeni duke shpresuar që të kthehet ishi juaj përsëri? Ju nuk do ta harroni atë dhe ta kaloni dhimbjen përderisa nuk e keni pranuar se marrëdhënia ka përfunduar.
Jeni të kujdesshëm në lidhje me gjuhën që ju përdorni. Kur ju përdorni terma si: makth, e tmerrshme, ju lidhni veten me ndjenja negative. Përqendrohuni në atë që ju mund të bëni.
Ndonjëherë ju nuk und të kaloni dhimbjen përderisa e dini që nuk keni qenë të dëgjuar. Jepini vetes leje për të shprehur zemërimin dhe trishtim tuaj.
Mos vini veten në siklet ose në situata në të cilat do të ju kujtojnë të kaluarën dhe të ju bëjnë të ndjeheni e turpëruar. Të kaloni pranë shtëpisë të ishit, të bëni dhjetëra telefonata apo të dërgoni mesazhe, nuk do t’ju ndihmojë të liroheni nga e kaluara.
Mësoni të besoni përsëri. Kurdo që ju të filloni një marrëdhënie të re, e dini se ka një rrezik, por mos leni një eksperiencë të keqe të mos ju lejojë ta jetoni jetën plotësisht.
http://portalb.mk


Leave a Reply