
Dashi
Mos u tregoni tërësisht të gatshëm për të bërë çdo gjë në anën profesionale. Bëni mirë të tregoheni të rezervuar dhe të tërhequr herë pas here, pasi mund të jeni ju ata që do ta pësoni.Në fund të ditës do të keni mundësi të qëndroni për disa çaste vetëm dhe të bëni bilancin e atyre që kanë ndodhur deri më tani.
Demi
Mos përzieni anën personale me atë profesionale gjatë kësaj dite, nëse nuk doni të keni keqkuptime. Do ta keni shumë të vështirë të përmbushni disa marrëveshje dhe të bëni kompromise kur të jetë e nevojshme. Mos u tregoni të pasjellshëm, veçanërisht në pjesën e dytë të ditës.
Binjakët
Stresi emocional mund t’ju çojë drejt gabimeve të rënda në punë. Yjet ju këshillojnë ti kushtoni rëndësinë e duhur çdo pengese që do të keni. Nëse neglizhoni detajet, atëherë pasojat për ju do të jenë të paimagjinueshme. Do të jetë një ditë testuese për aftësinë tuaj të të rezistuarit.
Gaforrja
Do të jetë një ditë e mbushur me ulje dhe ngritje. Karizma juaj nuk do të funksionojë përherë. Duhet të tregoheni të vendosur dhe ta ndani mendjen për atë që doni të bëni. Detajet e vogla do të jenë ato që do të bëjnë diferencën në çdo aspekt gjatë kësaj dite. Tregohuni të vëmendshëm dhe mos lejoni që të tjerët të fusin hundët në punët tuaja.
Luani
Takimi me një personi të seksit të kundërt, i cili do t’ju tërheqë së tepërmi në aspektin sentimental, do të shënojë nisjen e një marrëdhënieje, ose përfundimin e një marrëdhënieje tjetër. Gjithçka që do të bëni do të jetë në dorën tuaj. Mos u ngatërroni kot me gjëra që nuk janë të sigurta. Peshojini mirë situatat dhe më pas veproni.
Virgjëresha
Nuk përjashtohen ndryshimet e mira në aspektin personal apo atë profesional. Marrëdhëniet me seksin e kundërt do të jenë të suksesshme, por bëni mirë të kuptoni në kohën e duhur se cilat janë objektivat tuaja dhe nëse një marrëdhënie e caktuar do të ndikojë siç duhet në rezultatin final të qëllimeve tuaja.
Peshorja
Disa veprime që keni bërë në të shkuarën do të ndikojnë në suksesin tuaj gjatë kësaj dite. Do të keni fat dhe çdo gjë që ju do të bëni, do të duket e mrekullueshme përpara të tjerëve. Do të keni aspirata, të cilat do të doni ti përmbushni me çdo çmim. Mundohuni të shmangni konfliktet me të tjerët.
Akrepi
Do të jetë një ditë shumë e mirë në anën tregtare. Bashkohuni në projekte që do të sjellin përfitime për ju. Çfarëdo që të ndodhë, do të jetë për të mirën tuaj, pavarësisht nëse fillimisht gjërat do të duken paksa të errëta. Pranoni këshillat e të tjerëve dhe mos u dekurajoni.
Shigjetari
Sot mund të keni keqkuptime të shumta me personat që ju rrethojnë e veçanërisht me eprorët tuaj. Problemet do të jenë të shumta edhe me partnerin apo personin që ju rri pranë. Mundohuni të ruani qetësinë dhe të mos i shikoni gjërat bardh e zi. Bëhuni më shumë elastikë dhe mundohuni të korrigjoni gjërat e bëra gabim.
Bricjapi
Pozicioni jo i favorshëm i yjeve mund të krijojë probleme të shumta në komunikimin tuaj me personat e tjerë që ju rrethojnë. Mundohuni të lini pas krahëve çdo problem që do të shfaqet gjatë kësaj dite dhe fokusohuni tek gjërat që kanë me të vërtetë rëndësi për ju. Ka për të qenë një ditë disi e lodhshme.
Ujori
Jeni duke pritur një ndryshim të madh. Yjet do t’jua favorizojnë këtë, por kini parasysh se duhet të punoni me pasion, seriozitet dhe sukses për të përfituar atë që dëshironi. Nuk do të jeni shumë krijues sot, por përsëri do të dini se si ti bëni siç duhet disa gjëra.
Peshqit
Gjatë kësaj dite do t’ju hapen shumë dyer dhe do të keni të gjitha mundësitë për të ecur përpara me projekte të rëndësishme. Mos e refuzoni praninë e disa miqve në realizimin e planeve tuaja. Ndihmoni disa njerëz të rëndësishëm (miq me pozitë apo pronarë) të fillojnë të kuptojnë se ndryshimet janë të rëndësishme dhe duhen realizuar sa më parë.


Leave a Reply