Ari Ukshini është djali i vetëm i Sami Ukshinit, komandantit të UÇK-ve , i cili u arrestua në Lagjen e Trimave në 9 majin e këtij viti.
Ai në çdo çast po mban në zemër babain e tij, me të cilin ishin të lidhur shumë. Ari këtë e dëshmon edhe me veshjet që mban në shenjë respekti për babain e tij.
Ai tashmë ka edhe fanellën me fotografinë e babait të tij, që pushtoi mediat nga momenti i arrestimit në Kumanovë.
Ari dëshiron që sa më shpejt babai i tij të jetë pranë gjirit familjar. Ari gjithashtu ka publikuar disa fotografi në profilin e tij personal, ku shkruan se ato i’a dedikon babait të tij.
ari ukshini
Kush është Sami Ukshini
Sami Ukshini nga Morina e Gjakovës është një figurë e dëshmuar për pjesëmarrje në tre luftëra, ate të UÇK-së në Kosovë, UÇPMB-së dhe UÇK-së në Maqedoni. Ai arriti me gradën gjeneral , i cili është një nga themeluesit e celulave të para të UÇK-së në Kosovë. Por përkushtimi i tij në jetën private dhe familjare, bëri që të largohet nga TMK. Në vitin 2000 mbështet UÇPMB-në, ndërsa në vitin 2001 ishte një nga kryesorët e UÇK-së në Maqedoni, duke udhëhequr në zonën e rajonit të Likovës dhe Kumanovës, me brigadën e 113 Ismet Jashari – komandant Kumanova. Pas kësaj lufte ai sërish i’u rikthye jetës private duke udhëhequr biznese familjare me vëllain e tij. Por në mëngjesin e 9 maji, ai paprimtas u gjet në kuadër të grupit të UÇK-së që ishte stacionuar në lagjen shqiptare në Kumanovë. (INA)komandant sokoli
© 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR.
Leave a Reply