Mengjes i fresket dhe I bukur i dates 09.07.2015 ne Edinburg Skoci. Se bashku me shokun tim Timin u nisem drejt Glasgow. Aty ndaluam per te marre edhe Dylin dhe te tre u nisem per te pare ndeshjen e ekipit te Shkendise Tetove dhe Aberdineen. Ndeshja e pare kishte perfunduar ne barazim dhe ate do te luhej ndeshja e kthimit.
Duke pasur kohe ne dispozicion vendosem qe rrugen per ne Aberdeen t`a zgjasim duke visituar highlands (Malesia e Skocise) duke shijuar bukurite perrallore te vendlindjes se William Wallace (Brave heart). Ai drejtoi bashkeatdhetaret e tij ne periudhen e pare te luftes se Skocise per pavaresi, gjate pushtimit nga Anglia nen mbretin Edward i Pare.
Makina ecte pergjate liqenit te bukur te Loch Lomond, i cili eshte liqeni me i madh ne Skoci. Duke shijuar bukurite natyrore, benim natyrshem krahsimin me bukurite tona shqiptare dhe se dinim nese pa dashje apo sepse ashtu na pelqente ndjeheshim me fat qe vinim nga nje vend i bukur perrallor si Shqiperia dhe jetonim ne nje vend po aq te bukur natyror si Skocia, te ciles ne keto dite korriku i mungonin vetem temperaturat e larta.
Ditet e veres ketu jane te gjata dhe nese koha mban mire atehere keto dite te gjata behen te mbrekullueshme. Por ate dite duhet te themi se koha ishte e mire pasi nuk ra shi. Kur bie shi ne Skoci nuk zgjat vetem disa ore por disa dite.
Duke qene shume i angazhuar ne pune, koha e lire eshte sigurisht e limituar. Por kur behet fjala per sportin koha gjendet gjithmone. Meqe nuk kishim shume informacion per ekipin e Shkendise Tetove, na u desh te merrnim me shume informacion per te. Tifozet e Tetove thirreshin’’ Ballista’’ sepse ata ishin ne balle te stadiumit. Por per ne qe kishim jetuar ne komunizem fjala ‘’ballist’’ identifikohej si kundershtar i regjimit komunist. Dhe ballistet e Tetoves jane pro skuadres se tyre dhe kunder ekipit kundeshtare. Keshtu qe ky etiketim kishte sens.
Shoket te veshur me bluzat autochthonous flisnin me pasion dhe partriotizem.
Une si nje partriot qe asnjhere nuk me ka perlqyer patriotizimi folklorik shpesh here kisha dyshimet e mija dhe i kundershtoja gjate rruges.
Duke menduar se koha eshte ne favor te shqiptareve mendoj se patriotizmi duhet ta tregojme me pune e zgjuarsi dhe jo me partiotizem patetik dhe folklorik.
Duke qene se te tre kemi businesset tona, her her diskutonim per punen dhe dilnim nga tema e futbollit dhe krahasimit qe i benim ketyre dy vendeve te bukura.
Perpara shfaqen Glen Coe, nje fshat turistik ne Malesine e Skocise. Me pas majat “The Munro summits” me bukurine mahnitese dhe me pas qyteza fort William. Ndaluam per drek dhe aty kuptuam se koha kishte kaluar shume shpejt dhe distanca per me Aberdeen ishte me e larget se c´e kishim paramenduar.
Vazhduam rrugen pergjate Loch Ness, liqeni i dyte nga madhesia pas Logh Lomond, por i pari per nga volumi, pasi mban vendin e dyte per thellesine. Por mbi te gjitha liqeni eshte i njohur per Loch Ness monster.
Aberdin Skoci
Qyteti i njohur per industrine e tij te naftes, zhvillim i ndertimit te anijeve dhe peshkimit. I rrethuar nga nje zone e pasur natyrore. Nje qytet ku futbolli eshte legjene me vete, ku fillimet e tij dhe sukses do te benin jehone ne gjithe Angline.
Tifozeria e Aberdinit. Nje tifozeri e njohur per klasin e saj por megjithate here pas here nuk i ka shpetuar huliganizmit te futbollit anglez. Stili shik i tifozerise nuk eshte e vetmja gje qe e ben Aberdeenin te mbahet mend gjate ne Skoci. Legjenda e futbollit Alex Ferguson, qe mori drejtimin e Aberdeenit dhe qe beri histori me te, i ka dhene ekipit nje status te vecante midis ekipeve te tjera.
Nuk mund te le pa permendur ketu pershtypjet e mira per shqiptaret nga vete Alex Ferguson. Ne intervistat e tij kur kujtonte mikpritjen shqiptare dhe fliste mire per lojtaret shqiptare. Por nuk linte pa permendur edhe varferine e kohes se komunizmit dhe etiketime te tilla si “sportistet shprehnin habi qe ne mund te porositnim buftek ne mengjes” dhe qe “shkonim ne Tirane me buke me vete”.
Shtrirja e qytetit pergjate detit i jep atij nje bukuri perrallore ne keto dite vere.
Duke ju afruar stadiumit diskutimet tona se si do te dilte ndeshja vazhdonin.
Une vetem shpresoja qe te mos perseritet ajo c´ka kishim pare me pare me ekipet shqiptare, qe vetem pas disa minuta loje te vinin ne dyshim se ndeshja mund te ishte e shitur. Ky nuk ishte vetem shqetesimi im. Ne deshironim qe te kishim nje ndeshje te bukur perse jo edhe fitore.
Stadiumi Pittodrie
Kur ora shenoi 20.15 ne jemi ne dyert e stadiumit. Eshte dite akoma.
Pittodrie, stadium me kapacitet mbi 22 000 tifoze, gumezhonte nga ushtria e kuqe e Aberdeen. Dukej qarte ne syte e tyre se ata kishin ardhur te shihnin spektakel, me nje rezultat te thell ne favor te tyre. Ne syte e tyre fitorja ishte e dukshme por ajo qe te bente pershtypje ishte se donin te fitonin thelle .
U futem ne stadium dhe u perballem me nje zhgenjim the madh. Pritnim qe aty te gjenim te pakten 200-300 shqiptar, duke brohoritur dhe valvitur flamujt kuq e zi.
Ishin vetem tre dhe me vone na u bashkuan edhe disa te tjere. U beme gjithsej 12. Ne nje stadium gjigant ne ishim vetem 12 tifoze dhe lojtaret tane ne fushe. Ndersa skocezet e ndjekin skuadren e tyre ne cdo ndeshje edhe kur ajo nuk eshte favorite ose nuk ka renditje te mire ne klasifikim.
Filloi ndeshja. U be dhe prezantimi I lojtareve. Mblodhem gjithe forcat dhe bertitem kur spikeri prezantoi lojtaret tane.
Skocezet na duartrokisnin per faktin qe edhe pse pak tifoz benim c´te mundeshim per tu ngritur moralin djemve tane dhe per t`i treguar atyre`, se dhe ne kete qytet te larget ne skaj te Skocise, ata nuk jane vetem.
Here pas here vinte edhe ndonje batute nga tifozat skoceze, qe kur shikonin vetem 12 persona qe bertisnin njesoj sikur te ishin 120, talleshin me ne.
FilloI loja dhe lojtaret fantastik te ekipit te Shkendise Tetove bene nje fillim te mire. Ata vazhduan te luajne mire si ne fushen e tyre edhe ate te kundershtarit. Kjo beri qe per minuta te tera stadiumi me mbi 22.000 skoceze te heshte. Djemte tane ne fushen e lojes ishin disa here dhe me superior se vete skocezet. Kur tifozeria skoceze heshte ndienim se si na ngrihej adrenalina dhe nje fuqi e madhe na buronte nga shpirti. Dhe kjo fale lojtareve tane. Skuadrat vashdonte lojen dhe nervozizmi rritej tek tifozeria e Aberdinit. Disa sulme te tyre pasoheshin nga kundesulme te rezikshme te futbollistve tane.
Ishte hera e pare qe shihja nje performace aq te bukur nga nje ekip shqiptar ne Skoci.
Perfundimi i pjese se pare solli trishtim tek skocezet. Tek ne cdo gje eshte ndryshe. Ndose disa nga ne nuk e kishin kuptuar qe ishim ne Skoci dhe kishin ardhur te veshur si ne vere. Por qe ja ketu ben ftohte dhe ne pushim u drejtuam te marrim pije te ngrohta. Aty kishim edhe rastin te komunikonim drejtperdrejte me tifozet skoceze, duke shkembyer batuta por dhe sharje sic ndodh zakonisht ne stadium. Lojtaret tane kishin bere qe ne te mos ishim me 12 tifozet shqiptare por ata me lojen e tyre na kishin bere te te ndiheshim si te ishin 1200 fale performances se shkelqyer ne fushen e lojes.
Pushimi kaloi shpejt dhe fillimi i pjeses se dyte do ti gjeje gjithe tifozerin skoceze ne kembe.Te bindur per fitoren e thelle te tyre ne fillim te ndeshjes ata kishin kuptuar nga pjesa e pare se ajo ishte vetem ne imagjinaten e tyre. Realiteti ne fushen e blerte ishte ndryshe. Ata kerkonin qe ekipi i tyre te kualifikohej. Endrra e spektaklit kishte mbaruar. Minutat e pjeses se dyte kaluan shpejt dhe tifozeria skoceze tashme ishte ne ankthin e mundesise se kualifikimit. Disa sulme te vendasve u thyhen lehte nga skuadra e Shkendise Tetove.
Ndihemi personalisht fajtor per pamundesine per te bere me shume per te stimuluar skuadren tone. Dhe ata kishin nevoje per perkrahjen tone. Ne ato momente kur gjithe stadiumi i gjithe ne kembe brohoriste te duket sikur zerat qe vinin canin qiellin verior dhe degjoheshin ne krejt Skandinavine. Egersimi i tyre ishte i justifikuar, dicka nuk po ecte mire. Ata kerkonin te motivonin ekipin e tyre per te bere te pakten nje gol sa per t`u kualifikuar. Kjo ishte e pa pabesueshme per skocezet dhe nje ndjenje krenarie na pushtonte te gjitheve.
Loja zhvillohet ne fushen e Aberdeenit. E pabesushme.A thua se ne Pittodire kishte ardhur Manchester United apo Reali I Madritit qe ishin mundur nga Aberdeeni kur ekipi drejtohej nga Ferguson. Jo aty kishte ardhur skuadra simpatike e Tetoves dhe performanca e saj po terbonte skocezet. Minutat kalonin me shpejt sec duhej. Skocezet ishin te gjithe ne kembe dhe ne sulm. Skuadra jone mbrohej qetesisht. Ne si te cmedur bertisnim nga emocionet, hidheshim perpjete me besim te plote se ekipi yne do te shenonte.
Por e pamundur. Loja perfundon.
Si ka mundesi? Nuk na besohet. Jemi te pa fat? Ndoshta.
Por brenda nesh gumzhonte nje krenari e pa pare. Performanca e shkelqyer ne fushen e lojes na kishte bere te ndiheshim keshtu. Per tifozet skocezet tani mbrekullia kishte ndodhur. Ata ishin kualifkuar dhe fytyrat e tyre ishin me te qeta. Por te gjithe ne kembe ata nuk duartrokisnin ekipin e tyre. Duartrokasin ekipin qe ofroi nje spektakel qe do te jetoje gjate ne kujtesen e tyre. Ekipi qe ata nenvlersuan tashme u kishte dhuruar atyre dhe nje nje spektakel te vertet.
Kushdo qe nuk ka qene aty mund te shikoje rezultatin 0-0 dhe te mendoje se ka qene nje loje e zakonshme, por per ne qe perjetuam me emocion cdo sekond te ndeshjes midis mureve te larta te Pittodire, nuk kemi per ta harruarr. Gjesti i futbollisteve tane qe erdhen na pershndeten ishte edhe me domethenes se performaca e tyre ne fushe. Nje gjest sportiv i cili u duartrokit dhe nga tifozeria skoceze, te cilet rrinin ne stadium dhe duartrokisin kur lojtaret tane lane fushen e lojes.
Nje ender e pa realizuar apo nje mundesi qe nuk u be realitet. Kur te gjitha gjasat ishin qe ne te dilnin nga stadiumi me fitore. Por ky ishte rezultati. Dalim nga stadiumi krenare qe pame dhe mbeshtetem nje ekip simpatik. Ishim ne rruge ne mes te tifozeve te Aberdeenit me flamujt hedhur qafe. Gjithe tifozeria na pershendeste. Disa na shtrengonin duart. “Ju lumte”.” Bete loje te bukur”. “Nuk ju mendonim te tille”.
Dolem ne rruge. Gjetem veten ne mes te tifozeve te Aberdeenit. Ishte dicka mahnitse. Ca kishim perjetuar brenda stadiumit ishte vetem fillimi. Te gjithe tifozet sa na shikonin me flamur, shpejtonin drejt nesh per te na shtrenguar duart.
“Ju lumte”. “Ishit te mbrekullushem”. “Na afruat spektakel”. Por merrnin dhe pergjigjet tona sipas rastit dhe duke i thumbuar ndonjere. Per nje moment trafiku u bllokua dhe ne mbetem ne mes te rruges dhe te duartrokitur nga gjithe ata qe ishin aty. Ishin duartrokitje qe i shkonin disa tifozeve shqiptareve qe kishin pare ndeshjen aty. Por me shume ishte nje vleresim per spektaklin e bukur te dhuruar nga skuadra e Shkendise Tetove. Nje mbrekulli qe ashtu sic kujtonte Fergusoni shqiptaret ne Aberdin me 1983, ashtu do te kujtohet me vone skuadra e shkelqyer e Shkendise Tetove. Nje ekip i cili do te jete tash e tutje ne zemren time dhe te atyre qe ishin aty ne stadium, per spektaklin e bukur qe na dhuruan ne Skocine e larget.
S´me mbetet tjeter vec te falenderoj lojtaret dhe gjithe ekipin drejtues te Shkendise Tetove
duke ju thene.
“Faleminderit per gjithe emocionet dhe ndjenjat qe na bete te perjetonim ne Petidore Aberdeen Skoci”.
“Faleminderit Shkendija Tetove”.
Artan B.Hoxhaj
Skoci


Leave a Reply