
Cipa e frutave të dardhës ka veti diuretike dhe ndikon pozitivisht në pastrimin e veshkave dhe të rrugëve urinare.
Për këtë qëllim përdoret çaji i përgatitur si më poshtë. Merrni 40-50 gramë cipa dardhash, i hidhni në 250 ml ujë. Këto i zieni për 20 minuta dhe lëngu i fituar pihet i ngrohtë, në mëngjes esëll, për 7-10 ditë.
Gjethet e dardhës kanë veti të mira diuretike dhe antiseptikë dhe përdoren kundër sëmundjeve të rrugëve urinare, në cistitet, në gurët e veshkave, në dhëmbët e fshikëzës urinare, etj. Në këto raste këshillohet infuzi i gjetheve. Merrni 20-25 gramë gjethe dardhe dhe i zhytni në një enë me 250 ml ujë të vluar. I lini aty për 10 minuta dhe lëngu i fituar pihet një orë para buke. Kjo përsëritet 2-3 herë në ditë, ndërsa kura rekomandohet për 10-15 ditë.
Frutat e dardhës përdoren në gjendje të freskët në kohën e pjekjes natyrore, të ruajtura në frigorifer dhe të përpunuara në formë marmelatë, konservë kompostoje ose të thara. Dardha përmban kripëra mineralë si: kalium, kalcium, mangan, fosfor, hekur, etj. 4-5 për qind sheqer, vitamina C, B1, B2, B6, karotinë, acide organike, etj. Ato janë freskuese, qetësuese, largojnë etjen, pastrojnë zorrët dhe japin energji. Ndërsa kur janë të papjekura, nuk treten lehtë dhe qëndrojnë rëndë në stomak.


Leave a Reply