
Une erdha perseri tek ty, edhe pse ne fakt vrapova kaq shume per te tu larguar, vrapova aq sa mu gjakosen kembet neper kalldremet e ikjes, mu keputen shpresat se do te rishihja… dhe ja ku e gjej veten serisht me ty sot. Sikur te mos isha larguar kurre! Ti je vetem nje cope leter e holle, kaq e holle sa qe po te te ngre siper, perpara drites, une pothuajse shikoj ne anen tjeter; kjo bardhesia jote e carcafte eshte kufiri dhe pikenisja e veshtrimit tim te humbur… ti nuk ke as kraharor qe une te mbeshtes koken e rende gur, dhe ti le lotet ne udhen e tyre graitacionale te me lagin faqet e zbehta, e pastaj te te prekin siperfaqen e heshtur duke te percuar vibrimin e kontaktit deri ne thellesi, nga e cila do lindte nje perqafim i dehshem… e atehere me thuaj pse kthehem gjithmone tek ty?
Ndoshta duhet te te pyes se pse me lejon te kthehem akoma tek ty… a nuk te dhemb valle kur une thyej gjembat e shpirtit tim mbi bardhesine tende bore, a nuk te rendojne valle hollesine psheretimat e frikshme qe pena ime e pameshirshme harron mbi ty? A nuk ta lendojne qetesine britmat e mbytura te ndergjegjes time qe nuk do te degjoje arsye tjeter pervec atyre te zemres? Me thuaj, a nuk ta pergjakin butesine lumenjte e fjaleve qe edhe pse kuptimin e kane te njeje, nuk gjejne dot lidhje mes njera tjetres? Po si nuk grisesh nga tmerri qe ujisin kujtimet e asaj mbremjeje qe vetedija ime nuk degjon ta hedhe ne kosh? Pse me lejon te derdh mbi ty vrerin e nje makthi qe vazhdon te me trembe endrrat?… Dhe ti do kishe te gjithe te drejten e botes te ishe e merzitur. Po une? Po une a kam te drejte te merzitem?
Ti nuk me thua kurre jo! Ti i duron te gjitha, madje edhe grisjen, vetem qe shpirti im te mos pesoje grisje, qe fantazia ime te ndihet e lire per te krijuar ate perqafim lehtesues, edhe pse ti nuk ke as krahe, as kraharor… as shpirt. Por per mua do ta gjeje edhe shpirtin, une e ndjej! Prandaj te lutem mos me lejo te te tregoj per dhimbje! Ti me je mikja e pafjale, e brishte e neteve pa gjume, ti me je mbeshtetja me shpirt imagjinar qe me degjon… ndersa une mbeta nje flutur e vogel dhe flatrat e lodhura ti peshoj mbi heshtje, kraheve me rendon trishtimi, zemres me helmon vetmia, qerpiket mi mbyll nje pikez loti… por ti mikesha ime leter mi ruaj fjalet ne sirtaret me te sigurte, e mos ler njeri ti zbuloje, sepse vetedijes time i duhet akoma kohe te gjeje nje arsye per te ligjeruar merzitjen… te pakten edhe sonte!


Leave a Reply